Gentian Jetishi: 12 arsye të “interesit të përgjithshëm” për të gjithë myslimanët e Kosovës

Asnjë shpjegim tjetër nuk e justifikon prurjen e ideve tjera fetare në trojet shqiptare pos aspekti ekonomik. Por një motiv më i lart se ky ekonomik, do duhej ti bënte të gjithë të rreshtuarit në ide tjera pos atyre tradicionalisht të ndjekura ndër shqiptar që ti ktheheshin kësaj origjine më konkretisht shkollës juridike hanifite dhe akides maturidite.

 

Pavarësisht mëshirës hyjnore dhe legjitimitetit të ideve tjera fetare të argumentuara dhe të pranuara ndër dijetar Islam, në rrethanat ekstreme që jeton shoqëria Islame dhe vet Islami ndër shqiptar u takon pjesëtarëve të ideve tjera fetare të rikthehen për hir të Allahut në drejtimin juridik Hanefi dhe shkollën akaidologjike maturidite për shumë motive që do përmendim në vazhdim.

 

1. Sipas një ankete të zhvilluar në Prishtinë para një dekade, përqindja e prishtinasve që falen ishte 1.5%. Prej atëherë kjo mund të ketë lëvizur në vetëm gjysmë përlind. Një shumë e vogël e njerëzve është e pamundur të shpërndahen në gjithë ato idetë fetare Islame që ekzistojnë. Për pasoj e ekzistimit të vetëm dy ideve në mes shoqërisë fetare është krijuar përçarje e madhe.

 

2. Nëse një grup i imamëve të edukuar në Saudi dhe vende të vijës së ngjashme, për 4 ose 6 ose 9 vite studim kanë krijuar bindje për këto ide, atëherë le ti japin rast vetës për studim po aq vite që nëse të ndjekurit e shkollës hanefiste dhe maturidite është HAK dhe e vërtetë dhe më me vlerë për shoqërinë tonë dhe mbijetimin e Islamit ndër shqiptar.

 

3. Një performancë e ‘shtetit’ kosovar për të argumentuar miliardat e pranuar nga perëndimi për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm i gjeti plotë hoxhë prapa grilave, të cilët qëndrimet e tyre të ashpra i zbutën dhe qenë gati të hanifizohen e përshtaten plotësisht. Jo pak të rinj shkurtuan mjekrat, filluan të dalin prej zgafelleve e të bëjnë jetë shoqërore si pjesa tjetër e shoqërisë nga frika e paragjykimeve.

 

4. Por një projekt i financuar nga ambasadës amerikane që u realizua nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë i rehabilitoi këta ‘të paragjykuar’ që tashmë do të bëhen kritikët më të mëdhenj të ekstremizmit dhe terrorizmit por tashmë nuk e kanë nevojë të hanifizohen, u mjafton ti deklarohen institucionit për të tillë.

 

5. Kur u shpërqendrua vëmendja nga ky problem sërish iu kthyen të njëjtave ide. Nëse pat mundësi që të ndryshohen e përshtaten për shkak të presionit, a nuk është më mirë të ndryshohet për hir të Allahut dhe unitetit.

 

6. Që përveç që të hanifizohen, jo veç të deklarohen, por idenë e unitetit e të bërit hanefi ta transmetojnë te gjithë komuniteti që i ndjek të cilët për shkak të asnjëherë nuk po arrijnë të ndjejnë vetën pjesë të komunitetit (xhematit), madje shpesh kanë marrë edhe role negative duke urryer çdo sukses të xhamive, imamëve.

 

7. Që pas unitetit gjithë energjia e këtij grupi fetar të orientohet për një ide dhe fuqizimin e shoqërisë fetare.

 

8. Myslimanët shqiptar dhe jo shqiptar në Kosovë nuk janë aq të fuqishëm sa e mendojnë vetën. Uniteti i grupeve fetare brenda xhamisë mund ta shpëtoj e zgjeroj këtë grup fetar.Deri në 2% mund të jetë numri i atyre që kryejnë ritet fetare. Ky 2% përfshinë edhe grupin tjetër të vogël fetar brenda xhamive që insistojnë në ide tjera pos atyre tradicionale hanifiste dhe maturidiste.

 

9. FSI është fakulteti me numrin më të vogël të studentëve. Aspak nuk është joshës për nxënësit e shkëlqyer, për shkak të profilit që ka krijuar zakonisht me raste të rralla aty shkojnë nxënësit jo me rezultate të mira.Numri i studentëve që pranohen në FSI për çdo vjet arrin 100, e krahaso këtë numër me pjesën tjetër :

 

Universiteti i Prishtinës – 22,000 studentë, vit /PR

 

AAB – 6,000 studentë/PR

 

UBT – 5,000 studentë/PR

 

Iliria – 5,000 studentë/PR

 

Universum- 1,700 studentë/PR

 

10. Shkollat e mesme , diku 32 000 nxënës e përfundojnë maturën në gjitha shkollat e mesme në Kosovë dhe vetëm 150 prej tyre janë nga medresetë edhe po aq ose më tepër maturantë dalin edhe nga shkollat me orientim të krishterë që për kuriozitet janë po në ato qytete ku ka medrese. Më së shumti në gjitha medresetë mund të ketë deri 400 nxënës ndërsa numri i nxënësve që vijojnë shkollimin në shkollat e krishtere (Qendra Don Bosko – Prishtinë dhe Gjilan dhe Gjimnazi Loyola në Prizren) arrin deri 1000, më konkretisht :

 

Gjimnazi Loyola 300

 

Don Bosko 700

 

11. Bashkësia Islame e Kosovë thotë sa ka 1000 punëtorë dhe 800 xhami. Imagjino për çdo xhami vetëm një punëtor. Veç një biznes ndoshta jo prej më të suksesshëm ka 5 herë punëtorë më shumë se BIK. Çdo xhami ka veç një të angazhuar Imam dhe asnjë punëtor tjetër. P.sh. Këshilli i Bashkësisë Islame Ferizaj ka 50 imam ndërsa veç një shkollë fillore në Ferizaj, Gjon Serreçi, fjala vjen ka 16o punëtorë. Trefish sa institucioni që ka për obligim të organizojë gjithë atë jetë fetare në atë vend.

 

12. Gjithë ajo xhami të jetë përgjegjësi e vetëm një personit, ndërkohë që projektet e BIK dhe KBI-ve do duhej të ishin që brenda xhamive ku falen 5 kohë të namazit brenda një kohë të shkurtër të jenë 3 deri në 5 punëtor.

Shkeputur nga raporti : Paralajmërimi i hershëm ‘BIK dhe shoqëria Islame ndër shqiptar’

http://imamishqip.webs.com/Paraljm%C3%ABrimi%20i%20hersh%C3%ABm.pdf

 

 

 

 

Alban Bardhyli: Vizioni në mbështetje të Misionit parësor të SHISH-it dhe të Sigurisë Kombëtare  

 

Vizioni në mbështetje të Misionit parësor të SHISH – garanci e sukeseve dhe fitoreve ndaj armiqve të Sigurisë Kombëtare

Atdhetarizmi i pastër dhe jo militantizmi politik i karakterizon dhe duhet t’i karakterizojë punonjësit dhe bashkëpunëtorët e Institucionit, edhe pse mass-media bën insinuata dhe dezinformon për t’i nxirë imazhin, sepse Misioni parësor i tij është Siguria Kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

Në Faqen Zyrtare të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) është prezantuar Vizioni i SHISH, përmes një citati të rilindësit të madh Sami Frashëri, citat i cili gjendet në veprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë?”:

 

“Të përpiqemi për të drejtët tënë….për të mirët të kombit tënë…”

 

Pa dyshim se ky vizion i Institucionit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) buron nga një atdhetarizëm i pastër dhe i kthjellët si përroi që hapëron nëpër shkëmbinjtë më të pjerrta të malit.

 

Ky atdhetarizëm i pastër është i nevojshëm për të gjithë punonjësit dhe bashkëpunëtorët e SHISH si mburoje të fuqishme ndaj rreziqeve dhe sfidave të errëta që kërcënojnë Sigurinë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

 

Puna dhe përpjekjet e tyre për të mirën e kombit janë të papushuara dhe nuk mbarojnë asnjëherë, sepse të panumërta janë edhe rreziqet dhe sfidat, të panumërt janë edhe armiqtë të ndryshëm konvencionalë dhe jokonvencionalë që kanosin Shtetin Shqiptar.

 

Atdhetarizmi i pastër dhe jo militantizmi politik i karakterizon dhe duhet t’i karakterizojë punonjësit dhe bashkëpunëtorët e Institucionit, edhe pse mass-media bën insinuata dhe dezinformon për t’i nxirë imazhin, sepse Misioni parësor i tij është Siguria Kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

 

Siguria Kombëtare është ajo gjendje e mungesës së rreziqeve për një kombi, një gjendje që gjithmonë e kemi dëshirë ta arrijmë. Normalisht, asnjëherë rreziqet nuk zhduken plotësisht, por ato pikërisht minimizohen përmes punës dhe misioneve të palodhura të punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të Institucionit.

 

Vizioni në mbështetje të Misionit parësor të SHISH është pikërisht garancia më e fortë e sukeseve dhe fitoreve ndaj armiqve të Sigurisë Kombëtare.

 

Tiranë, 4 janar 2016

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …