Ruzhdi Jashari: E Ardhmja dhe sfidat në Fushën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

(Me rastin e 28 Janarit – Ditës Ndërkombëtare të Privatësisë)


Në shënimin e ditës ndërkombëtare të mbrojtjes së privatësisë, respektivisht mbrojtjen e të dhënave personale (28 janar 2016), marrë në përgjithësi, Agjencia po hapëron drejt sukseseve të reja. Zbulimet në fushën e teknologjisë dixhitale vazhdojnë pandalshëm ofrimin e shërbimeve të reja. Funksionalizimi i pajisjeve të reja të teknologjisë informative në botën tonë është bërë pjesë e pandashme e të gjitha fushave të punës dhe jetës së njeriut. Prandaj, sfida për mbrojtjen e të dhënave është gjithnjë në rritje, kështu që kërkon vëmendjen dhe preokupimin tonë për të vendosur objektivat me prioritet të kësaj fushe në nivel kombëtar e ndërkombëtar.


Për të kuptuar se sa dhe si jemi të rrezikuar nga ndërhyrjet e paligjshme dhe keqpërdorimet e mundshme, në vazhdim po japim shkurtimisht një tablo të dhënash të shqetësimeve mbi privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale, të fushave të ndryshme të jetës e punës, në shtete të ndryshme:


 Kohë më parë në SHBA, Shtëpia e Bardhë kishte sjellë mbi 46 rekomandime për ndryshimin e praktikave amerikane të përgjimeve. Shqetësimi dhe preokupimi i SHBA-së dhe Presidentit Obama, në këtë drejtim, janë vënë në lëvizje bashkë me institucionet kompetente që grumbullimi i informacionit në interes të sigurisë kombëtare të SHBA-së, të bëhet në atë mënyrë që të mos cenohen në mënyrë të panevojshme liritë civile dhe privatësia personale.


 Duke punuar të gjithë në përpunimin e drejtë dhe ligjor të tyre, do të ngushtojmë mundësinë e keqpërdorimit të tyre, nga grupe e individë, të cilët qasen kundërligjshëm në të dhënat personale për qëllime terroriste të ashtuqujtura “Krime Terroriste Kibernetike” (“Cyber terrorism”). Në këtë drejtim, për herë të parë kemi parë rastin, që me pajisje kompjuterike përkrahen organizatat terroriste. Kështu, në tetor të vitit 2015 ndodhi arrestimi parë i Ardit Ferizit në Malejzi, një të riu me origjinë nga Kosova, për keqpërdorim kibernetik për vjedhjen e të dhënave personale të anëtarëve të shërbimit amerikan, e më pas ato të dhëna transferoheshin te një haker i ‘Shtetit Islamik’, ku sipas Washington Postit, kjo është hera e parë ku prokurorët amerikanë e kanë akuzuar një të dyshuar për terrorizëm kibernetik në rrafshin e ndërhyrësve të kundërligjshëm.


 Sulmet kibernetike dhe ndërhyrjet e ndryshme në faqet zyrtare të sistemeve bankare janë bërë, gjithashtu, pothuajse dukuri e përditshme. Sulmet kibernetike mbi sistemin bankar po shkaktojnë humbje prej qindra miliona eurosh. Përmirësimi i shërbimeve dixhitale bankare dhe avansimi i tyre ka shënuar progres. Tani shërbimet e qindra – miliona klientëve kryehen përmes telefonisë mobile të ashtuqujtura “shërbime online”. Prandaj, ky shërbim, në këtë kohë, po atakohet me të madhe dhe mbetet cak i sulmeve kibernetike, nga hakerët dhe keqpërdoruesit e teknologjisë informative. Në fund të dhjetorit 2015, sulmet kibernetike kishin shkaktuar probleme serioze në shërbimet dixhitale bankare në Turqi, ku 85% e tyre kryhen përmes telefonisë mobile.


Sipas informatave ditore dhe raportimeve të institucioneve të sundimit të ligjit, ndërhyrje dhe cenime të privatësisë së sistemit bankar kemi në shumë shtete të ndryshme të rruzullit tokësor. 


 Përdormi i motorëve të kërkimit në “minierat e të dhënave” është një treg elektronik global, ku botën e ka globalizuara në këtë drejtim dhe nuk ka dallime as të moshës, as gjinisë, as grupeve sociale, as atyre arsimore e shkencore, racore e gjuhësore e as fetare, pa dallim të distancës gjeografike.


Më sipër u prekën sipërfaqësisht vetëm dy sektorë, me shembuj konkret, por qasja në të dhënat personale sot është e mundur, dhe bëhet edhe në sisteme të ndryshme që gjithashtu janë shumë të rëndësishme, si: Sistemi shëndetsor, i arsimit, tregtisë, prodhimit, mediumeve, administratës publike, sistemeve zgjedhore politike, turizmit, internetit të gjërave, marketingut…. etj., e deri te përdorimi dhe marrja e të dhënave personale përmes trafikut detar, tokësor e ujor (psh. mund të ceket si dukuri e re përdorimi i dronëve për qëllime të ndryshme vëzhgimi, studimi, hulumtimi etj.).


 Nga mënyra, forma e përpunimit dhe lloji i të dhënave personale, varet edhe lartësia e mundësisë së rrezikimit të tyre dhe qasjes së jashtëligjëshme në të dhënat tona. Edhe sot e kësaj dite, rrezik seroiz vazhdon të mbetet përpunimi i të dhënave personale në rrjete sociale. Në referim të artikullit: “Hakerët rusë vjedhin të dhënat e gjysmës së përdoruesve të internetit në botë” të publikuar në faqën zyrtare të ‘Deutche Welle’, del në pah plotësisht dimensioni i këtij problemi, ku thuhet se ‘Një grup hakerësh nga Rusia ka vjedhur më shumë se 1.2 miliardë të dhëna të profileve të ndryshme në internet’. Sipas këtyre llogarive thuhet se ishin prekur gjysma e përdoruesve të internetit në botë.


 Siç mund tmund të vihet re, edhe jeta e njeriut është vënë në rrezik, ku me virusë kompjuterik mund të shkaktohet edhe vdekja e pacientit, në rastet kur gjendja shëndetësore e njeriut përcillet përmes makinave me dirxhim nga rrugët e të internetit (pace maker [pejs mejkër]).”Apo me një virus kompjuteri, hakerët mund të shkaktojnë një aksident automibilistik. Kjo është dëshmuar nga studjuesit”, thuhet sipas faqes zyrtare të Deutche Welle.


 Në përpunimin e të dhënave personale, grumbullimin e tyre, transferimin, sistemimin dhe ruajtjen e tyre; e dimë se tashmë e kemi në përdorim të vazhdueshëm teknologjinë e automatizuar, teknologjinë mobile (pajisjet e mençura mobile), pajisje serverësh/harduerike; të kombinuara me pajisjet video vëzhguese, dirigjuese laserike dhe motorët e kërkimit (internetit). E kuptojmë se sfida për mbrojtjen e të dhënave personale, padyshim, bëhet një ndër preokupimet më serioze në secilin vend, duke filluar nga vendi ynë, i gjithë Ballkani, Kontinenti Evropian dhe niveli ndërkombëtar. Sidoqoftë, mbrojtja e të dhënave personale në sektorin e drejtësisë, lirisë së informimit dhe sigurisë, në kuptim të realizimit të të drejtave të qytetarëve,  është një ndërlidhje e kompozicionit të të drejtave të shumanshme. Kur ato ndërveprojnë bashkarisht, qyetarit i japin siguri, kurse sistemeve qeverisëse u japin vlera të avancuara të demokracisë. Kur subjekti i të dhënave personale (qytetari) konsideron se të drejtat e tij personale i shkelen apo keqpërdoren nga ana kontrolluesve (institucione, asociacione e organe të ndryshme) të sektorit publik apo privat, ai (qytetari) tashmë, në të gjitha shtetet e BE-së, në sistemin e drejtësisë e ka kornizën ligjore që garanton mbrojtjen dhe mbikëqyrjen ligjore të të drejtave të tij të dhënave personale.


 Tani ka dëshmi se gati në secilin shtet, ka edhe masa adminstrative ndaj institucioneve shkelëse të ligjit. Edhe sistemi i drejtësisë në  Kosovë, te përpunimi i ligjshëm i të dhënave personale, gjatë vitit 2015, ka shqiptuar masat e para adminstrative ndaj KEDS-it, (Sistemi Elektroenergjetik i Distribucionit në Kosovë). Masa të ngjashme, u apliuan edhe ndaj kontrolluesit tjetër, të operatorëve të telefonisë mobile, të konstatuar si shkelës të të dhënave personale, gjatë marketingut të palejuar, me rastin e shpërndarjes së sms-ve, gjatë fushatës zgjedhore të partive politike të mbajtur më 2014.


 Zhvillimi i madh i teknologjisë kibernetike dhe e informimit, ka shtuar nevojën e zhvillimit të të drejtave tjera, si: vendojen e rregullave ligjore gjatë përdormit të internetit, të drejtën për të harruar, vendosjen e rregullave ligjore gjatë përdormimit të portaleve të ndryshme, rregullat ligjore për web, faqet e ndryshme etj. Përndryshe, sundimi i ligjit, përmes sistemit të drejtësisë, për qytetarët nënkupton ngritjen e besimit ndaj institucioneve shtetërore, në njerën anë, ndërsa në anën tjetër ushtrimin e kompetencave dhe detyrimeve të marra të institucioneve dhe shoqërisë njerzore, në llogari të mirëqenies së qytetarëve, duke përfshirë këtu, dinjitetin personal dhe privatësinë e tij.  


 Përpjekjet e të gjitha kombeve për platforma unike mbi mbrojtjen e privatësisë, mbi të drejtën e informimit, mbi sigurinë kibernetike, mbi sigurinë e qytetarëve në përgjithësi, dëshmojnë për aspirata unifikuese, që lirisht na japin të drejtën e konstatimit se kemi të bëjmë me zhvillimin e mirëqenies së përgjithëshme të qytetarëve dhe janë vlera unike të shoqërisë moderne në epokën e internetit.  


 Drejtësia, siguria dhe të drejtat e njeriut në Kosovë kanë edhe një domethënie të veçantë, për faktin se në kudër të Raportit të Progesit për Kosovën 2012-2015 për Liberalizimin e Vizave, të hartuar nga Komisioni Evropian, mbrojtja e të dhënave personale ka qenë e vendosur në bllokun e “Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë” të standardeve të kërkuara për t`u plotësuar, dhe se, institucioni për mbrojtjen e të dhënave personale – AMDHP ka treguar gjithëherë përgjegjësi dhe ka reflektuar pozitivisht në përmbushjen e të gjitha rekomandimeve të dhëna në këtë fushë.   


 Njëzetë e tetë janari i vitit 1981, është dita e aprovimit të Koventës 108, KE- Këshilli Evropian. Kjo ditë e aprovimit të kësaj konvente, fillimisht festohej si ditë evropiane e privatësisë, por tashmë ka marrë epitetin e ditës ndërkombëtare të privatësisë, e cila manifeston shënimin e konventës së parë në nivel global, të aprovuar për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë përpunimit automatik të të dhënave.


 Këtë ditë tashmë e shënojnë edhe institucionet me peshë ndërkombëtare, që specifikisht nuk lidhen me kompetenca profesionale, por padyshim se prekin sinjalin aktual të kësaj sfide globale për njerzimin.


 Në Kosovë, ekziston institucioni i mandatuar prej 4 vitesh, i cili ka hyrë në këtë sfidë, duke shënuar suksese kurajuese, krahasuar me punën institucioneve homologe në rajon, të cilat kanë filluar me punë dekada para nesh. Ky vit shënon ngritje të numrit të ankesave gati dy fish më tepër, krahasuar me vitin 2014, ndërsa po kështu, inspektimet në terren janë dyfishuar. Sensibilizimi, trajnimet dhe njohuritë profesionale të zyrtarëve, po kështu, kanë shënuar përparime. Shumë të arritura janë sukses i bashkëpunimit me projektin nga BE, OSBE-në, por edhe përkushtimit të vet institucionit. Agjencia, për  katër vite pune, tashmë e ka objektin shtetëror, pajisjet dhe përgatitjet logjistike për punë terreni dhe pajisjet tjera të teknologjisë informative për punë në administratë. Në rrumbullakimin e kapaciteteve të plota për punë, sigurisht se priten aprovime nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të kërkesave tona për vende pune shtesë. Tashmë, Agjencia e ka proceduar draft Strategjinë Shtetërore 2017-2021 në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.


 Mbështetja edhe më e madhe e institucioneve mbikëqyrëse për Agjencinë premton tejkalimin e sfidave të saj serioze për të garantuar të drejtën mbi privatësinë e qytetarëve në përgjithësi.


(Autori është Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …