Arben Llalla: Për tradhtarët nuk duhet të ketë pajim dhe falje

Iniciatorët në fjalë bëjnë mirë që këto reforma të pajtimit ti fillojnë nga vetvetja, ti lënë mënjanë kapriçiot personale, përçarjet politike dhe të marrin model shembullin e udhëheqjes së Hasan Prishtinës i cili u flijua për Shqipërinë dhe nuk e shiti Shqipërinë për vetveten.


 


Më 12 Tetor në Shkup u mblodhën disa politikanë dhe historian andej dhe këtej kufirit për të vlerësuar aktivitetin kombëtar të ish-kryeministrit të Shqipërisë Hasan Prishtinës. Nga emocionet euforike të çastit u bë pajtimi midis familjes së Ahmet Zogut të përfaqësuar nga Aleksandër Zogu (e thërrasin Leka i dytë) dhe Mehmet Prishtinës nip i Hasan Prishtinës, ku sipas lajmeve të fundit këto familje ishin në hasmëri. Por historia shqiptare shkruan se Hasan Prishtina u vra me porosi të Mbretit Ahmet Zogut, pra qartë del se nuk ka ekzistuar asnjë gjakmarrje midis familjes Prishtina dhe Zogu, por e vërteta është se Hasan Prishtina ishte nacionalistë, ndërsa Ahmet Zogu një karrierist që bashkëpunojë me çdo pushtues të tokës shqiptare deri sa e braktisi atë.


Me sa njeh historia Hasan Prishtina nuk ka pasur gjaqe dhe telashe me armiq personal sepse ka qenë burrë i madh dhe nuk është marr me përçarje vëlla-vrasëse, por armiqtë e tij ishin të gjithë armiqtë e Shqipërisë. Prandaj nuk e shoh të arsyeshëm një iniciativë të tillë për pajtimin e këtyre dy familjeve sepse këto dy familje nuk ishin në hasmëri për çështje personale, por dora e gjatë e pushtetit të Ahmet Zogut vrau patriotin e shquar Hasan Prishtinën. Prandaj nuk e ka të drejtën asnjë njeri, asnjë qeveri apo politikan që të bëjë pajtimin midis njeriut Kombëtar Hasan Prishinës dhe Tradhtarit Ahmet Zogut


                     


Iniciatorët në fjalë bëjnë mirë që këto reforma të pajtimit ti fillojnë nga vetvetja, ti lënë mënjanë kapriçiot personale, përçarjet politike dhe të marrin model shembullin e udhëheqjes së Hasan Prishtinës i cili u flijua për Shqipërinë dhe nuk e shiti Shqipërinë për vetveten siç ka ndodhur me shumë udhëheqësit tanë.


Unë, personalisht jam për Unitetin e shqiptarëve, jam për pajtimin e gjakmarrjeve, por nuk pajtohem për pajtimin midis njerëzve që kanë luftuar për çështjen kombëtare dhe që janë vrarë nga shërbëtorët e serbëve dhe grekëve. Siç dihet Hasan Prishtina nuk u vra sepse ishte konkurrentë i frontit mbretëror të Ahmet Zogut, nuk u vra për një pëllëmbë tokë private, por ai u vra me porosi të serbëve, me të hollat e Beogradit. Midis figurës së Hasan Prishtinës dhe Ahmet Zogut ka dallime të mëdha në aspektin kombëtar. Hasan Prishtina ishte hartuesi i planit të kryengritësve shqiptarë prej 14 pikash në gusht të vitit 1912 për pavarësinë e Shqipërisë, ish-kryeministër dhe burrë shteti, i cili për hir të Shqipërisë dha dorëheqjen si Kryeministër vetëm 3 ditë pasi ai ishte zgjedhur, një akt të tillë deri më sot asnjë kryeministër i Shqipërisë nuk e ka bërë. Ndërsa Ahmet Zogu erdhi në pushtet me ndihmën e Beogradit i mbështetur fuqishëm nga trupat ushtarake bjelloruse dhe e braktisi vendin duke ua dhuruar pushtuesve italian.


Sipas logjikës të atyre që organizohen pajtimin në fjalë në Shkup duhet menjëherë kryeministri i Shqipërisë z.Sali Berisha ti kërkojë falje publike familjes Hoxha dhe të rikthejë eshtrat e Enver Hoxhës në varrezat e Kombit. Të gjithë të dënuarit politik sipas pjatës së çorbës që u gatua në Shkup më 12 Tetor, duhet të falin sistemin komunist që i ka dënuar, tek e fundit ai sistem nuk bëri ndonjë akt tradhtie. Kur falim tradhtarët përse mos të falim gabimet dhe dështimet e sistemit komunistë!?


Nuk e di nëse kjo iniciativë duhet të merret edhe për familjen e Avni Rustemit i cili u vra me porosi të Ahmet Zogut, vetëm pse vrau të dërguarin e tij në Paris Esat Pash Tradhtarin që bënte pazare për shitjen e tokave shqiptare.


Por një gjë dihet që Tradhtia Kombëtare nuk falet, asnjë njeri nuk e ka të drejtën ekskluzive të flasë në emër të një Kombi. Ne mund të falim gjithçka, mund të falim kur shqiptari vret shqiptarin për një pëllëmbë tokë, për nder të familjes, për çështje banale, por askujt nuk mund ti falim tradhtinë kombëtare. Nuk mund ta falim atë njeri, atë komb, që ka ngritur dorë kundër kombit shqiptar, që ka shitur qoftë edhe një relik me vlera shqiptare. Marrëveshje në dëm të shqiptarisë nuk duhet të ketë asnjëherë nga ata shqiptar që ndihen vërtetë shqiptar.


 


Mendoj që nuk ka hapësirë historike që të rishikohen figurat e disa politikanëve të Shqipërisë që me veprimet e tyre kanë vulosur tradhti kombëtare, nuk është e arsyeshme të trajtohen njëjtë patriotët dhe tradhtarët duke i ulur pasardhësit e tyre për të shtrirë dorën e pajtimit. Historia nuk shkruhet nga historianë servilë që janë vënë në shërbim të politikës. Historiani i vërtetë nuk bënë asnjë marrëveshje në dëm të historisë reale, prandaj ata historianë që po mundohen të rehabilitojnë disa figura shqiptare që me veprimet e tyre i kanë bërë dëm të madh kombit dhe tokës arbërore, bëjnë mirë që të tërhiqen sa nuk është vonë sepse edhe mbi ta do të rëndojë një pjesë e fajit të tradhtisë.


Vërehet që viteve të fundit janë vënë në lëvizje strukturat e shteteve të huaja për rehabilitimin e spiunëve të tyre dhe ata qeveritarë shqiptarë që po nxitojnë të rehabilitojnë figurat tradhtare, siç duket bëjnë përpjekje për të siguruar të ardhmen e rehabilitimit të tyre sepse duhet të kenë gëlltitur ndonjë lugë çorbë të prishur për ngritjen e tyre në karrierën politike.


(Tetovë, 16. 10. 2012)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …