leoni

OAK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës

OAK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës

Oda e Afarizmit të Kosovës u mirëprit në Komunën e Prishtinës, me qëllim të nënshkrimit të Memorandumit të përhershëm të Bashkëpunimit mes OAK-së dhe Komunës. Qëllim i nënshkrimit të memorandumit është krijimi i një linje direkte të komunikimit ndërmjet Odës së Afarizmit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës ashtuqë të asistojnë, promovojnë, përkrahin dhe të ngritin nivelin e bashkëpunimit reciprok në mes tyre, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik dhe social.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, përgëzoi OAK-në për shërbimet vazhdueshme që po i ofron në të mirë të biznesit. Ai theksoi se ky memorandum bashkëpunimi do t’i shërbejë shumë bizneseve, pasi do të krijohet një klimë më e mirë e të bërit biznes. Pacolli shtoi që Komuna e Prishtinës ka prioritet zhvillimin ekonomik dhe do t’i mbështesë vazhdimisht bizneset. Nënkryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës Arsim Selmonmusaj shprehu se ky memorandum do të shërbej që bizneset e përfaqësuara nga OAK të kenë një qasje më të lehtë dhe një shërbim më të mirë në Komunën e Prishtinës. Selmonmusaj shtoi që Memorandumi është filluar me Komunën e Prishtinës pasiqë është kryeqendër e Kosovës dhe pjesa dërrmuese e bizneseve janë të fokusuara në këtë Komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …