Ministri Bytyqi priti anëtarët e komisionit parlamentar për arsim

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim, të prirë nga kryetari i këtij Komisioni, Ismail Kurteshi, me të cilët bisedoi për shumë çështje dhe zhvillime në arsim. Në këtë takim, veç tjerash, është biseduar rreth statusit të 40 laborantëve të punësuar në universitetet publike të Kosovës, të cilët, sipas anëtarëve të Komsionit Parlamentar për Arsim, kanë kërkuar që në ligjin e ri për pagat të trajtohen njësoj sikurse kolegët e tyre në rajon, e jo siç janë kategorizuar si shërbyes civil. Ministri Bytyqi dhe anëtarët e Komisionit biseduan edhe për formën dhe kohën e mundshme të kompensimit të orëve të humbura gjatë grevës në arsim, për të cilën çështje Ministri theksoi se ka diskutuar edhe me drejtorët komunalë të arsimit, nga të cilët ka marrë mbështetje për kompensimin e orëve. Ministri Bytyqi dhe anëtarët e Komisionit u dakorduan që MAShT së shpejti të nxjerrë vendimin përkatës, i cili duhet të zbatohet në të gjitha shkollat e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …