Thaçi: Procesi i zgjedhjes së kryetarit është në fazën finale

Pas takimit me ministrin e jashtëm të Maltës, George Vella,  ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi vlerësoi se procesi i zgjedhjes së kryetarit është në fazën finale dhe se zgjedhja e tij  do të bëhet në muajin shkurt me një proces të rregullt dhe transparent. Zgjedhja e presidentit të ri do t’i fuqizojë dhe më tepër institucionet e vendit dhe se SHBA-të mbështet plotësisht institucionet e Kosovës e po ashtu dhe procesin e zgjedhjes së presidentit. “SHBA mbështet procesin transparent të zgjedhjes së presidentit. Nuk mund të presim mbështetje të emrave të veçantë që është krejt normale. Nuk mund të presim prej asnjë shteti të ndërhyjë në zgjedhjen e çështjeve tona të brendshme. Ajo që gjithashtu mund të konfirmoj është se SHBA dhe Brukseli e dinë mirë kush janë kandidatë për president të republikës së Kosovës”, pohoi Thaçi.  Ndërsa, ministri i jashtëm i Maltës, Vella, konfirmoi mbështetjen e vendit të tij për Kosovën në rrugën e integrimit në BE si dhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Skandal i rëndë në energji: Dyshime për manipulim masiv me njehsorë, qytetarët paguajnë miliona më shumë

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur alarmin për një skandal serioz në …