leoni

Deklarata kontradiktore e Hashim Thaçit

Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, kandidat për kryetar të Kosovës sipas marrëveshjes së koalicionit qeveritar, sot në bisedë me ministrin e Jashtëm të Maltës, z Valla, fillimisht ka deklaruar se Amerika  mbështet plotësisht institucionet e Kosovës e po ashtu dhe procesin e zgjedhjes së kryetarit. Vetëm pak më poshtë në deklaratë, ai  ka saktësuar  se nuk mund të presim prej asnjë shteti të ndërhyjë në zgjedhjen e çështjeve tona të brendshme. Ajo që gjithashtu mund të konfirmoj është se SHBA dhe Brukseli e dinë mirë kush janë kandidatë për kryetar të republikës së Kosovës.  Nëse Brukseli dhe Amerika e dinë se kush duhet të jetë kandidat për kryetar, a nuk do të thotë kjo ndërhyrje në punët e brendshme. Mundet që nuk paska  qenë ndërhyrje as zgjedhja e kryetares aktuale, Atifete Jahjaga  nga zarfi i Kris Dellit?.

 

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …