Vonesat në funksionimin e institucioneve po shkaktojnë dëme të mëdha për mbarë vendin

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, është cituar të ketë deklaruar se vonesat në funksionimin e institucioneve po shkaktojnë dëme të mëdha për vendin. Pushteti aktual e ka humbur legjitimitetin për të vazhduar më tutje me  këtë qeveri, veçanërisht me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Dihet se figura e kryetarit parashihet të jetë figurë unifikuese dhe me kredibilitet të lartë, që shkon përtej partive politike. Kandidati Hashim Thaçi është krejt kundër këtyre parimeve”, ka theksuar Kadaj – Bujupi. Ajo ka theksuar se ky Kuvend nuk ka legjitimitet të vazhdojë me mbajtjen e seancave, sepse e ka shkelur kushtetutën e vendit. Ne presim që me 17 shkurt të përfundojë kjo qeveri, ka thënë mes tjerash deputetja, Kadaj-Bujupi.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …