leoni

ATK-ja ka rritur të hyrat vjetore për afër 30 milionë euro

Ministria e Financave dhe Administrata Tatimore e Kosovës mbajtën konferencë për medie ku i paraqiten të arriturat e tyre për vitin 2015 dhe planet e tyre për këtë vit. Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se gjatë këtij viti është ndryshuar trendi i të ardhurave tatimore, krahasuar me vitet e kaluara. Ai shtoi më tutje se edhe për vitin 2016, Ministria e Financave ka një plan ambicioz për rritjen e të hyrave të rregullta, pa llogaritur inkasimin e borxheve. Ndërkohë, duke paraqitur planin e punës për vitin 2016, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri deklaroi se krahasuar me vitin 2014, Administrata Tatimore e Kosovës ka shtuar të hyrat vjetore në vitin 2015 për afër 30 milionë euro. Ai theksoi më tutje se gjatë vitit të kaluar, ATK-ja ka shënuar tejkalim të planit sa i përket të hyrave tatimore.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja: Sanksionet ndaj Kosovës hiqen pas bartjes së pushtetit lokal në veri

Raporti i Progresit për Kosovën 2025 konfirmon se Bashkimi Evropian do të heqë masat ndëshkuese …