Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke analizuar zhvillimet e pafavorshme politike në vend ka shkruar se kompromisi i dhimbshëm u bë me kërkesën e ndërkombëtareve dhe u pranua për hir të pavarësisë së mbikëqyrur. Por, sado e madhe ishte mbështetja, ajo nuk e bënë pavarësinë, projekt të ndërkombëtarëve. Krasniqi ka shkruar se kështu si po rrjedhin gjërat, shqiptarëve po iu mbetet vetëm një zgjidhje, Bashkimi Kombëtar. Ka kohë që analistë e pacifistë të ndryshëm nuk ngurojnë të thonë: “Pavarësia e Kosovës është Projekt i ndërkombëtarëve”. Me ketë mënyrë të menduarit, jo vetëm që mohohet përpjekja shekullore e popullit tonë për liri, për gjuhë e komb, për shtet e bashkim kombëtar, por, janë duke e mohuar edhe përgjegjësinë dhe obligimin tonë për të ndërtuar shtetin e së drejtës, shtetin e zhvilluar e të mirëqenies dhe shtetin e dijes e të drejtësisë sociale, ka thënë mes tjerash, ish kryekuvendari, Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë
Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
