Opozita po zhvillon aktivitete për t’i mobilizuar qytetarët për protestën e 17 shkurtit

Opozita, përveç takimeve me struktura partiake, ka filluar që të vizitojë qytetet dhe fshatrat e Kosovës për t’i mobilizuar qytetarët për protestën e 17 shkurtit. Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë qëndruar në fshatin Gurbardh të Malishevës dhe në mesin e tyre ka qenë edhe deputeti, Rexhep Selimi. Gjithashtu në “Kodër të Trimave” në Prishtinë, Albin Kurti dhe Jakup Krasniqi kanë takuar banorët me misionin e njëjtë, mobilizimin e qytetarëve për protestë. Kanë mbetur më pak se dy javë deri në festën e Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtin, datë në të cilën edhe opozita ka paralajmëruar protestën e radhës pas asaj të 9 janarit, me të cilat po kërkohet dorëheqja e Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …