Zëvendësministrja e MZHR-së, Magbule Shkodra merr pjesë në konferencën – “Gratë në vendimmarrje “

Me ftesë të INDEP, zëvendësministrja e MZHR-së, Magbule Shkodra ka marrë pjesë në konferencën – “Gratë në vendimmarrje në institucionet publike të Kosovës “.

Roli i gruas në shoqëri duhet të jetë thelbësor e sidomos në vendimmarrje dhe në politikë. Kosova ka nevojë për një përfaqësim më të madh të grave në institucione publike sepse janë pikërisht gratë, ato të cilat përmes aktiviteteve dhe kreativitetit të tyre, bëhen promovuese të paqes kudo në botë.

Duke marrë parasysh barrierat me të cilat përballen sot gratë në Kosovë, në rrugën drejt avancimit të tyre në politike dhe vendimit për të qenë në pozitë vendimmarrëse, me të vërtet është sfiduese që t’i gëzojnë dhe t’i ushtrojnë këto të drejta.

Andaj, me bindje të plotë mund të themi se, gratë janë çelësi i shumë sukseve fale vullnetit dhe guximit të tyre vendimmarrës, theksoi ndër të tjera zëvendësministrja e MZHR-së, Magbule Shkodra.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …