Veseli: Stacioni i trenit në Prishtinë do të bëhet muze i dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve nga forcat serbe

Veseli: Stacioni i trenit në Prishtinë do të bëhet muze i dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve nga forcat serbe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka vizituar lokacionin te stacioni i trenave në Prishtinë, i cili sipas propozimit të tij do të shndërrohet në muze të dëbimit të shqiptarëve dhunshëm nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.  Kryeparlamentari Veseli tha se ky muze do të jetë një kujtesë për të gjitha brezat dhe gjithë botën demokratike, për të kujtuar formën dhe vendin e depërtimit të dhunshëm të dhjetëra mijëra qytetarëve të Prishtinës nga pronat e tyre.  “Shqiptarët kanë pasur dëbime në mënyrë historike. Vetëm ta mendojmë dëbimin nga Sanxhaku i Nishit dhe vise të tjera. Unë sot jam këtu për të dëshmuar edhe njëherë përkushtimin e institucioneve për të marrë vendime të drejta. Ai shtoi se Serbia ka kryer gjenocid mbi shqiptarët dhe se ky realitet nuk do të harrohet, ndërsa kriminelët do të përgjigjen për krimet e tyre. Nesër, Kuvendi do të propozojë që ky Stacion i trenit të shndërrohet në muze të dëbimit të shqiptarëve nga regjimi i Milosheviqit.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Vendim i kontestuar i ministrit Stoilkoviç: Akuza për arbitraritet dhe diskriminim në largimin e pesë shqiptarëve

Vendimi i fundit i ministrit Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në …