leoni

Kocijançiq

Kocijaçiq kërkon që Kosova dhe Serbia të kthehen sa më parë në bisedime dhe të arrijnë një marrëveshje

Prishtina e Beogradi duhet të kthehen sa më shpejtë në tryezën e dialogut dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të ligjshme, që nënkupton normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve, tha Maja Kocijançiq, duke shtuar se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, kërkon patjetër që të dy vendet të nisin diskutimet thelbësore. Ajo tha se BE-ja edhe një herë, së bashku me të gjitha shtetet anëtare dhe Amerikën i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta pezullojë taksën dhe të rifillojë dialogun. Serbia duhet të kryej pjesën e saj, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet e saja ndërkombëtare, për të hapur rrugën e një dialogu të favorshëm, tha Kocijançiq.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …