Bahtiri, Jashari dhe Tahiri të pakënaqur ndaj emërimit të anëtarëve të bordit të Ujësjellësit “Mitrovica”

Bahtiri, Jashari dhe Tahiri të pakënaqur ndaj emërimit të anëtarëve të bordit të Ujësjellësit “Mitrovica”

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, ai i Skënderajt Bekim Jashari dhe i Vushtrrisë Xhafer Tahiri i kanë dërguar një letër kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ku shprehin pakënaqësi ndaj emërimit të anëtarëve të bordit të Ujësjellësit “Mitrovica”. Tre kryetarët kanë shprehur  mospajtimin me këtë emërim duke thënë se politizohet edhe Kompania e Ujësjellësit Rajonal  “Mitrovica”. Me anë të letrës, tre kryetarët kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të anulojë vendimin për emërimin e anëtarëve të bordit të Ujësjellësit Mitrovica” dhe krijimi i mundësisë që bordi të jetë profesional e jo politik. Në të kundërtën tre kryetarët kanë deklaruar se do të detyrohen që të ndërprenë  çdo bashkëpunim më Ujësjellësin “Mitrovica” që sipas tyre udhëhiqet nga një bord i politizuar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …