Luftimi i tregtisë së jashtëligjshme u konsiderohet i nevojshëm për të pasur një stabilitet ekonomik dhe politik

Luftimi i tregtisë së jashtëligjshme u konsiderua i nevojshëm për të pasur një stabilitet ekonomik dhe politik në Kosovë. Në mënyrë që kjo të arrihet u kërkua një qasje më gjithëpërfshirëse të gjitha institucioneve. Kështu u tha në konferencën që është organizuar gjatë ditës së sotme në lidhje me strategjinë kombëtare për tregtinë e jashtëligjshme në Kosovë që u organizua nga Institutit Ndërkombëtar të Sirakuzas. Ushtruesi i detyrës si drejtorit të  përgjithshëm, i këtij instituti,  Filippo Musca  tha se me anë të këtij projekti po synojnë që të luftojnë tregtinë joligjore në gjithë rajonin ballkanik dhe BE-në.

Ndërkaq, ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi duke folur për tregtinë e jashtëligjshme tha se është  e rëndësishme për t’i luftuar këto dukuri në mënyrë që të ketë një ekonomi të shëndosh. Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha tha se rregullimi dhe kontrolli i tregut prek gjitha shtresat dhe instancat. Për luftuar këtë dukuri sipas tij duhet një qasje gjithëpërfshirëse. Kurse, këshilltari në Ministrinë e Brendshme, Fatos Rushiti theksoi se luftimi i këtyre dukurive do të sjell më shumë stabilitet ekonomik dhe politik.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …