Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin norvegjez, Per Strand Sjaastad

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin norvegjez, Per Strand Sjaastad. Haradinaj shprehu përkushtimin e Kosovës për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në shumë fusha, me theks të veçantë në ekonomi. Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar diplomatin norvegjez me proceset tjera politike e zhvillimore në Kosovë, si dhe për rezultatet e matshme në fuqizimin e sundimit të ligjit. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e subjektivitet ndërkombëtar, për proceset integruese evropiane, si dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me të gjitha shtetet fqinje në funksion të paqes dhe stabilitetit rajonal. Ambasadori norvegjez Per Strand Sjaastad e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke premtuar se Norvegjia do të jetë edhe në të ardhmen përkrahëse e sinqertë e Kosovës.

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Thaçi e Veseli nuk kanë folur për rikthimin në politikë, aktgjykimi duhet të jetë lirues

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se gjatë takimeve me ish-presidentin …