OAK i bënë thirrje Qeverisë për ndryshimin e Udhëzimeve Administrative

OAK i bënë thirrje Qeverisë për ndryshimin e Udhëzimeve Administrative

Oda e Afarizmit të Kosovës, ka folur për problemet me të cilat po hasin bizneset, e që kanë të bëjnë me ligjin për Miniera dhe Minerale. OAK përmes një konference për media, kërkon ndryshimin e udhëzimeve administrative të Ministrisë se Bujqësisë, meqë të njëjtat u pengojnë bizneseve në zhvillimin e punës.

Mirjeta Shala, zyrtare për komunikim me biznese, kërkoi që ligji për Miniera dhe Minerale të kthehet edhe njëherë në dëgjim publik.  “Kërkesë e jona është që projektligji për miniera dhe minerale të kthehet edhe një herë në dëgjim publik. I bëjmë thirrje kryeministrit dhe ministres së Bujqësisë që të ndryshojnë udhëzimet administrative që do të kishte pastaj ndikim në zhvillimin e vendit”, tha Shala.

Në këtë konferencë OAK kërkoi që të largohet edhe vendimi për ‘Ndalimin e Përkohshëm të ndërrimit të Pasurisë së Paluajtshme’. “Oda e Afarizmit kërkon që të largohet edhe “Vendimi për Ndalimin e Përkohshëm të ndërrimit të Pasurisë së Paluajtshme të MBPZHR” i datës 20.07.2010. Duke pas parasysh dëmtimi që po i bëhet këtyre bizneseve dhe ndikimi në zhvillimin ekonomik të Kosovës nga mos- harmonizimi i ligjeve me udhëzimet administrative me njëra-tjetrën. Oda e Afarizmit përsërit kërkesën për marrjen e hapave më të shpejtë për përmirësimin e kësaj situate”, tha Rreze Cana, po ashtu zyrtare për komunikim me biznese.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …