Asfaltimi i rrugëve në lagjen “Prekazaj” në Çirez, drejt përfundimit

 

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar nga drejtorët komunalë, inxhinierët e Komunës dhe banorët vendas, kanë inspektuar punimet e projektit për asfaltimin e rrugicave brenda lagjes “Prekazaj” në Çirez, i cili nisi në javën e fundit të muajit gusht. Ndërkohë që qytetarët e lagjes në fjalë janë shprehur shumë të lumtur me realizimin e këtij projekti që financohet nga buxheti i Komunës, duke e falënderuar kryetarin Jashari, për punën në qeverisjen e tij. Kryetari Jashari, në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, ndër tjera ka shkruar: “Po i jepet edhe dora e fundit procesit të asfaltimit të rrugicave në Lagjen “Prekazaj” në Çirez, në total 800 metra asfalt në 5 segmente rrugore, vetëm disa ditë pasi përuruam fillimin e realizimit të këtij projekti të shumëpritur nga vetë banorët, për t’u vënë kapakun problemeve të mungesës së infrastrukturës rrugore. Ndërkohë që edhe në fshatin e Hasan Prishtinës – Polac, ka nisur me intensitet të punohet rreth asfaltimit të segmenteve rrugore brenda lagjeve, ku janë paraparë rreth 3 mijë metra asfalt i ri, me cilësi të lartë dhe sipas dinamikës e parametrave të paracaktuar, investim ky nga buxheti publik i Komunës së Skenderajt”.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …