Sokol Bashota do të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Klinës

Bashota: Marrëveshja që ma ofruan në Hagë, mua me favorizonte por ishte e dëmshme për UÇK-në, prandaj e refuzova

Pas dy ditësh intervistimi në Hagë nga Gjykata Speciale, ish-zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sokol Bashota është kthyer në Kosovë. Ai në Aeroportin “Adem Jashari” ka bërë me dije se është intervistuar si i dyshuar. Bashota ka treguar se Gjykata Speciale i kishte ofruar një marrëveshje e cila për të ishte e favorshme në këtë proces, por ishte e dëmshme për UÇK-në. Ai ka thënë se ka refuzuar këtë marrëveshje, për të cilën ka theksuar se do të flas ditëve të ardhshme. “Më është ofruar marrëveshje që për mua ishte e favorshme, do të më ndihmonte mua në proces në të ardhmen, por do të ishte e dëmshme për UÇK-në”, ka thënë ai. Bashotën kishin dalë për ta pritur në Aeroport shumë qytetarë të Klinës dhe bashkëluftëtarë të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …