Brickos

Ramush Haradinaj: AAK-ja nuk pretendon se do të jetë e parë në zgjedhje por të të arrijë ndonjërin nga postet kryesore

Haradinaj ngushëllon për vdekjen e hoxhës Asllan Murati i i cili ishte kujdesur për eshtrat e heroit Isa Boletinit nga viti 1998

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e hoxhë Asllan Muratit nga Mitrovica. Haradinaj tha se hoxha i ndjerë ishte burrë i respektuar dhe patriot, ndërsa ishte kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletinit nga viti 1998 deri në rivarrimin e tyre. “Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të hoxhë Asllan Muratit nga Mitrovica, një burrë i respektuar dhe patriot. Asllani ishte kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini, që nga viti 1998 e deri në rivarrimin e tyre. Ngushëllime familjes Murati dhe miqve të të ndjerit. I qoftë i lehtë dheu!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …