Kyetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, takon sot krerët e LDK-së për të biseduar për formimin e koalicionit qeverisës

Kyetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, takon sot krerët e LDK-së për të biseduar për formimin e koalicionit qeverisës

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, sot do të takohet me krerët e LDK-së për të biseduar për formimin e koalicionit qeverisës.“Në parim kanë pranuar të kenë koalicion me ne. Do të marrim pjesë unë dhe profesori Besnik Bislimi dhe nga ana e tyre do të jenë profesor Isa Mustafa si kryetar i LDK’së dhe kandidatja e LDK’së, zonja Vjosa Osmani”, ka thënë Kurti. Ai ka pohuar se nuk do të diskutohet udhëheqja e Qeverisë, pasi sipas Kurtit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka sqaruar mirë se fituesit të zgjedhjeve i takon ta formojë dhe ta udhëheqë Qeverinë. “Nuk do të jetë e diskutueshme, subjekti që del i pari e formon Qeverinë. Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese ose Vetëvemdosje e drejton Qeverinë ose shkojmë serish në zgjedhje”, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …