Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë edhe ish eprorit të UÇK-së, Nuredin Ibishi – Leka

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka bërë të ditur se nga Gjykata Speciale ka marrë ftesë edhe Nuredin Ibishi – Leka. Gjatë kohës së luftë, Ibishi ishte epror në Zonën Operative të Llapit.Në reagimin e të tij, kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, tha se Ibishi ashtu si të gjithë të ftuarit tjerë do të dalin faqebardhë.“Sapo mora lajmin se Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për bashkëluftëtarin Nuredin Ibishi – Leka, i cili gjatë kohës së luftës ishte epror në Zonën Operative të Llapit. Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, tha ai. Nuredin Ibishi ka qenë  ish-deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: PDK-ja nuk ka qenë e hapur për kompromis me Kurtin dhe VV-në

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij nuk ka pasur asnjë …