Skënder S. Kapiti

Skënder Sadri KAPITI: Disa pyetje për turkofobët: Si e shikoni partneritetin strategjik antishqiptar Serbi-Greqi?!

Turkofobët janë serbo-grekofilë. Ja pse.

Greqia dhe Serbia historikisht janë aleatë strategjikë mes tyre. Aleanca strategjike e tyre prej 200 vitesh ka në shënjestër historikisht shqiptarët, Shqipërinë dhe Kosovën. Greqia ka në shënjestër edhe Turqinë.

Këta turkofobë pse bëjnë sikur nuk e dinë dhe pse injorojnë dhe djallëzisht bëjnë sikur harrojnë se aleanca antishqiptare serbo-greke  është e vjetër dhe ka filluar  në fillim të shek. 19-të, kur njëkohësisht  hartuan projektet,  grekët “Idenë e Madhe” dhe  serbët “Nacertanien”, projekte për asimilimin, zhdukjen e shqiptarëve dhe gllabërimin e trojeve të tyre, projekt dhe strategji antishqiptare që e vazhdojnë edhe sot.

Edhe luftërat ballkanike shovinistët sllavoserbo-grek i bënë vetëm për të grabitur trojet shqiptare. Kurse Turqia ua mundësoi shqiptarëve lirinë dhe shtrirjen e tyre kudo në trojet e tyre etnike mbi 100 mijë kilometra katrore, ua mundësoi atyre lirinë të drejtat për të pasur postet dhe detyrat më të larta në Perandorinë osmane.

Në fund të shekullit të 19  shqiptarët në Ballkan ishin kombi i dytë për nga numri i popullsisë dhe  nga territori. Po të kishte ushtruar genocid Turqia sipas trillimeve të ndonje turkofobi nuk do të kishte qenë ky realiteti shqiptar si popull dhe si territor në Ballkan në fundshekullin e 19-tw dhe fillimit të atij të 20-të.

Por tragjedia më e madhe në histori shqiptarëve u erdhi kur filloi të bjerë, kur ra  dhe pasi ra Perandoria osmane, pasi shqiptarët u gjenden përballë rrezikut e kërcënimit të zhdukjes si komb.

I pyesin turkofobët se kur dhe kush e shfarosi mbi gjysmën e popullsisë shqiptare , dhe kur dhe kush ishin pushtuesit , barbarët dhe genocidistët që kryen holokaustin, dëbimin dhe pastrimin entnik kundër shqiptarëve, dhe që vazhdojnë akoma edhe sot antishqiptarizmin e egër. A nuk janë serbo-grekët të cilët edhe aleancën strategjike e kanë pasur ,e kanë dhe do e kenë vetëm kundër shqiptarëve në Ballkan.

Pra aleanca serbo-greke është  aleancë antishqiptaro-turke. Vetëm të verbërit dhe mercenarët serbo-grekofilë nuk e dinë këtë, por edhe bëjnë sikur nuk e dinë.

Kundër marrëdhënieve të mira shqiptaro-turke janë edhe disa shqiptarë të besimit katolik turkofob të cilëve u ka mbetur koha e para 100 viteve, të kohës otomane.

Antishqiptarizmin dhe antimuslimanizmin shqiptar kriptokristianët me emra muslimanë e maskojnë me turkofobizmin të cilin shumë “intelektualë” shqiptarë e kanë marrë si mësim e  frymëzim historie,kulture dhe letersia nga ajo sllavo-bizantine dhe komuniste ruso-bolshevike.

Jo vetëm ortodoksët grekofonë e ata shqiptarë të blerë , por ka edhe media e mediatikë, gazetarë, analistë dhe opinionistë turkofob të cilët u shërbejnë agjendave dhe kauzave antishqiptare greko-serbe, pasi dhe për këtë janë deklaruar edhe politikanë grekë, që shteti grek ka dhe jep edhe fonde sekrete me të cilat rekruton agjentë politikë e mediatikë në Shqipëri për t’u shërbyer kauzave të tyre antishqiptare, dhe në shërbim të kauzës së tyre është edhe qëllimi për të prishur marrëdhëniet e mira dhe strategjike të Shqipërisë me shtetin dhe me popullin turk, gjë të cilën e bëjnë pseudopatriotët mercenarë turkofobë.

Po ju pyes juve turkofobëve shqiptarë se pse nuk shkruani ndonjë fjalë për rrezikun e aleancës serbo-greke për shqiptarët, kur kjo aleancë është një aleancë thellësisht fetaro- ushtarake antishqiptare gjë të cilën e deklaron vetë ministri grek i mbrojtjes Panos Kammenos kur  thotë se “Greqia e Serbia janë të bashkuara në besimin ortodoks”

Mësova nga gazeta “Koha Jonë” për një pakt strategjik të  Greqisë me Serbinë.

Dhe shpesh në disa media lexojmë që turkofobët shqiptarë si nga Shqipëria por sidomos nga Kosova shajnë, mallkojnë, intrigojnë, shpifin , vjellin helm e vrerë kundër Turqisë dhe kundër marrëdhënieve miqësore e strategjike Shqipëri-Turqi.

Deri aty arriti verbëria e ndonjërit sa që edhe refuzimin që BE i bëri hapjes së negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE, na e gjeti se na  paskan qenë marrëdhëniet e mira të Tiranës me Stambollin.

Dua të ndalem vetëm në një lajm të fundit e t’i pyes turkofobët por edhe ndonjë turkofobicë që: na e shpjegoni pak se kundër cilit vënd do ta nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen strategjike  Greqia e Serbia.

Dhe ju turkofobët veçanërisht të Kosovës na thoni se si ndjeheni kur me këtë rast Kryeministrja serbe e falënderoi Presidentin grek “ për pozicionin që Greqia mban ndaj Kosovës”.

U alarmuan turkofobët e Tiranës dhe të Prishtinës pse p. sh. Erdogan deklaronte si dhe Ju drejtohej shqiptarëve me fjalët : vëllezër shqiptarë, por pse nuk i shqetëson fakti kur Ministri grek i mbrojtjes iu drejtua delegacinot serb me fjalët : “vëllezër serbë, grekët janë me ju”, pra që do te thotë se greket janë gjithmone me serbwt kunder shqiptareve.

Ju turkofobëve dhe turkofobeve  të  Kosovës po ju kujtoj se a nuk ishte Greqia ajo që kundërshtonte bombardimet e NATO-s kundër regjimit kriminalo-genocidist serb; a nuk ishin grekë ata që shkoni edhe vullnetarë kundër Kosovës; a nuk ishin po grekët që nuk lejuan aeroportet e tyre për bombardimin e Serbisë edhe pse Greqia ishte antare e NATO-s; a nuk janë edhe sot politika greke e cila regjimin e Milloshevicit dhe vetë atë e quan vilktimë; a nuk është shteti, qeveria, politika dhe diplomacia greke kundërshtare dhe që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. Dhe krejtësisht e kundërta: a nuk ishte Turqia kontribuesja më e madhe pas SHBA-ve në NATO kundër Serbisë; a nuk është shteti modern turk mbështetësi më i madh pas SHBA-ve për Antarësimin e Shqipërisë në NATO; i ndihmës për shtetndërtimin e  Kosovës  dhe njohësi i dytë më i shpejtë i Pavarësisë së Kosovës pas SHBA-ve. Dhe janë mëse të mjaftueshme këto fakte verbuese për turkofobët serbo-grekofillë antishqiptarë.

Prandaj turkofobizmi i juaj është hipokrizi pseudopatriotizmi dhe mercenarizmi serbo-grekofil, është vetëm urrejtje kundër myslimanizmit shqiptar.

Për çfarë i duhen marrëdhënit strategjike Greqisë me Serbinë, kur Greqia është antare e NATO-s së bashku me  Shqipërinë dhe me Turqinë. Pse Greqia do bëjë marrëveshje strategjike me Serbinë kur Serbia ka aleatë strategjikë Kinën dhe Rusinë që jane fuqitë më të mëdha botërore kundër BE dhe NATO-s. Si është e mundur dhe çfarë fshihet pas logjikë së turkofobëve dhe të na e spjegojnë strategjinë pseudo patriotike   me turkofobizmin e verbër të tyre, kur Turqia  është forca e dytë e NATO-s pas SHBA-ve; dhe cila  është kërcënim për shqiptarët, aleanca strategjike Serbi-Greqi apo aleanca strategjike Shqipëri-Turqi

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …