17 nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare të Studentëve

Nesër në Prishtinë studentët e UP-së protestojnë kundër vendimit të MASHT-it për konkursin e bursave

Këshillin Studentor i Fakultetit të Arteve, që udhëheqet nga organizata studentore “REFORMA”, e kundërshton vendimin siç e kanë quajtur diskriminues të MASHT-it për konkursin e bursave, për studentët e Universitetit të Prishtinës. Këshilli ka ftuar studentët që së bashku të kërkojnë një të drejtë me gjithëpërfshirje. “Të hënën me datë, 04.11.2019, në orën 13:00 para Ministrisë së Arsimit, do ta kundërshtojmë përmes një aktiviteti simbolik (protestë) për të shprehur pakënaqësinë tonë për mos përfshirjen e Fakultetit të Arteve në këtë konkurs për bursa. Ne jemi kundër që në këtë mënyrë të diskriminohen studentët e dalluar të cilët kanë arritur rezultate të larta në studimet e tyre, ky konkurs për bursa i shpallur nga Ministria e Arsimit është shqetësim për ne, duke mos e përfshirë Fakultetin e Arteve i cili është mjaft specifik dhe saktësohet mirë edhe me rregullore dhe statut të Universitetit të Prishtinës. Duke ditur se shpenzimet në këtë Fakultet janë mjaftë të larta dhe nganjëherë edhe të pa përballueshme për studentët, të cilët deri në vitin e kaluar kanë shfrytëzuar mundësinë e tyre për bursë nga ministria e Arsimit, e cila ka qenë një mbulesë dhe lehtësim i madh për rimbursimin e mjeteve të shpenzuara gjatë studimeve. Ku mbetën premtimet e Ministrit të Arsimit se buxheti për bursa do të rritet nga viti në vit, tani po del e kundërta, duke e stër-minimizuar numrin e ndarjes së bursave për studentët e dalluar, kjo si duket është shfrytëzuar më shumë për parafushatë elektorale dhe fare nuk i shohin si prioritet vullnetin dhe stimulimin e studentëve që të arrijnë rezultate të shkëlqyera në studime”, thuhet në njoftim. Sipas organizatorëve, ata nuk janë kundër kritereve, por janë kundër faktit që nuk ka gjithpërfshirje.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …