VIHET GURTHEMELI I ÇERDHËS PËR FËMIJË NË FSHATIN XËRXË

Është vënë gurthemeli i çerdhes për fëmijë në fshatin Xërxë të komunës së Rahovecit. Pjesë e ceremonisë së vënies së gurthemelit ishin kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Avni Morina, zyrtarë komunal, banor dhe nxënës të këtij fshati.

Projekti në fjalë do të financohet nga Komuna e Rahovecit në shumë prej 157, 306.27 € e projektuar për 60- 80 fëmijë. Do të ketë 5 dhoma të mëdha dhe 4 dhoma më të vogla me një infrastrukturë të përshtatshme për më të vegjlit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ka ftuar mërgatën për të votuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes një postimi në rrjete sociale ka …