Brickos

Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi thotë se rezultatet e PISA-s nuk janë ato që kanë pritur

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyçi, ende në detyrë, vazhdon luftën me të gjithë por vazhdimisht i mundur

Dy vjet të qeverisjes së Ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyçi  me shtatë zëvendës-ministra e dhjetëra këshilltarë, janë vite që kanë thelluar degradimin e arsimit, po thuajse në të gjitha segmentet. I pafuqishëm ndaj veprimeve agresive të SBASHK-ut, ku u detyra t’ia plotësojë të gjitha kërkesat, i pa autoritet si ndaj vartësve ashtu edhe ndaj zyrtarëve më të lartë, i dështuar në zëvendësimin e tri javëve mësim të humbur nga grevat agresive dhe anti arsimore të SBASHK-ut, i përulur dhe i tërhequr nga protestat e studentëve, ky ministër do të mbahet mend për shumëçka, por për asnjë mëritë, punë apo angazhim serioz. Kohëve të fundit ai ka nisur luftë me shkresa edhe me  rektorin e Universitetit të Ferizajt, Agron Bajraktari, i cili ndërhyrjen e ministrit që pritet të largohet së shpejti  nga posti, e quan kërcënim dhe ndërhyrje në pavarësinë e Universitetit.  Përmes kësaj letre që mban datën 14 nëntor, ministri e ka kritikuar ashpër rektorin Bajraktari përse u  është kërkuar CV-ja 3 anëtarëve që ai i ka emëruar më 10 shtator në Këshillin Drejtues të këtij universiteti.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …