Kurti: Kosova nuk ka nevojë për Gjykatën Speciale, ajo është bërë për të mbuluar dështimin e UNMIK-ut dhe EULEX-it

Kurti: Kosova nuk ka nevojë për Gjykatën Speciale, ajo është bërë për të mbuluar dështimin e UNMIK-ut dhe EULEX-it

Kritika të shumta ka adresuar Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ndaj faktorit ndërkombëtar sa i përket sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ai  ka thënë se përgjatë këtyre 20 vjetëve, nuk është vërejtur ndonjë gjë konkrete në lidhje me këtë. Në konferencën e organizuar nga Fondacioni “Geoffrey Nice” dhe Qendra për të Drejtat e Njeriut, Kurti ka shtuar se Kosova nuk ka nevojë për Gjykatën Speciale, sepse kjo është bërë për të mbuluar dështimin e UNMIK-ut dhe EULEX-it. Sipas tij, as institucionet vendore nuk kanë bërë ndonjë gjë, që të dëshmohet lufta e drejtë e UÇK-së. Ai ka thënë se do të dëshironte që 6 shtetet ballkanike të anëtarësoheshin në BE përnjëherë, ndonëse ka shtuar se është i vetëdijshëm se kjo gjë nuk do të bëhet shpejt.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …