Me përfundimin e festave të fundvitit, edhe mërgimtarët kanë nisur të kthehen në vendet e tyre pas pushimeve të kaluara në Kosovë. E kjo ka shkaktuar pritje dhe kolona të gjata në kufi. Si edhe në të shumtën e rasteve, gjendja më problematike është në pikën kufitare të Merdares. Aty ka pritje deri në dy orë për të dalë nga territori i Kosovës, teksa kolonat kanë shkuar deri në një kilometër. Ndërkaq, në pikat tjera kufitare gjendja është dukshëm më e mirë dhe nuk ka pritje të gjata.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
