Ahmet Qeriqi

Ahmet Qeriqi: Shqipëria u ngrit përmendore të gjithë kriminelëve që kanë vrarë shqiptarë, në shekullin e fundit

Është përkujtuar në Shëngjin 104 vjetori i të ashtuquajturit, “Titaniku i  Malit të Zi”, kur  në fillim të vitit 1916 ishin mbytur në një anije në det  mbi  400 emigrantë nga Mali i Zi që kishin ardhur  nga Amerika, me qëllim për të luftuar në marrjen e qytetit të Shëngjinit, ashtu sikur parashihte marrëveshja e tradhtarit me damkë Esad Pashë Toptanit me kryekriminelin  e Ballkanit të asaj kohe, Nikolla Pashiq. Anija ku po udhëtonin emigrantët ishte ndeshur  me një minë nënujore, të cilin e kishin vendosur forcat shqiptare, dhe ishte  fundosur  në afërsi të portit të Shëngjinit. Në titanikun malazez nuk kishte gra as fëmijë, por cernagorë të armatosur e të gatshëm pë të vrarë e masakura gra e fëmijë të shiptarëve.

Në përkujtim të kësaj dite, për rekrutët malazezë,   në Shëngjin sot u organizua një aktivitet ku të pranishëm ishin autoritetet malazeze, shqiptare si dhe pasardhës të viktimave. Ata hodhën kurora me lule në det, ndërsa përfaqësuesit e autoriteteve, të pranishëm, u shprehen se është e nevojshme ngritja e një përmendoreje në kujtim të kësaj ngjarjeje.

Duhet të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për vendosjen e një pllake përkujtimore për këtë ngjarje të rëndësishme të popullit malazez. Kjo duhet të realizohet midis bashkisë së Lezhës, ambasadës së Malit të Zi dhe ministrive përkatëse të dy vendeve tona”, ka thënë Marinko Çullafiq, kryetari i Komunitetit Malazez në Republikën e Shqipërisë, i cili Shqipërinë e konsideron shtet vasal të Malit të ZI.

Emigrantët që ishin mbytur  në det 3 milje larg Shëngjinit, asokohe kishin qenë duke ardhur nga  Amerika, me qëllim për të luftuar në Mal të Zi, shtet kukull i Rusisë, që pretendonte ta pushtonte edhe veriun e Shqipërisë.

Shteti por edhe populli “mikpritës” shqiptar, që shtëpinë e vet sipas Kanunit e konsideron shtëpi të Zotit e të mikut, është i vetmi shtet dhe i vetmi popull në botë që u ngritë  përmendore  armiqve, vrastarëve,  kriminelëve serbë, malazezë bullgarë e grekë.

Ngritja e dhjetëra memorialëve për mijëra  ushtarë pushtues grekë,  të cilët në vitin 1941 kishin luftuar për ta pushtuar jugun e Shqipërisë, është damka më e zezë që Shqipëria “demokratike” ka pranuar, duke shkelur, fyer e përbuzur gjakun e bashkëkombësve të vet. Po kështu së shpejti në mënyrë tinëzare, Ilir Meta, do ta nënshkruajë edhe marrëveshjen me Malin e Zi për ngritjen e një obelisku për 10.000 kriminelët malazezë, serbë e rusë, të cilët luftuan për ta pushtuar Shkodrën prej vitit 1913 e deri në vitin 1916. Malazezët kanë ngritur një kryq të madh, me lejen e Shtetit shqiptar, në vendin ku parashihet të ngrihet obelisku i sllavëve të vrarë, sikur thonë ata në çlirimin e  të qytetit të Shkodrës.

Shumë historianë shqiptarë, pushtimin e Shkodrës nga Mali i Zi e konsiderojnë si luftë, turko-malazeze, sepse në mbrojtje të Shkodrës, ishte gjenerali turk, Hasan Riza Pasha. Në shenj kujtimi për këtë komandant, Gjergj Fishta kishte shkruar edhe epitafin në monumentin e tij,  në Shkodër. Ai kishte pasur konsideratën numër një për këtë Pasha që dha jetën e tij për ta mbrojtur qytetin e shqiptarët, por këtë relacion që pati Fishta me Hasan Riza Pashën nuk e gjeni dot në histori, sepse historianët  torollakë e  mendje çoroditur  mendojnë se  ky gjest e fyen Gjergj Fishtën, për shkak të miqësisë së tij me një pasha turk, i cili dha jetën për mbrojtjen e Shkodrës derisa shumë shqiptarë, luftonin përkrah forcave të Malit të Zi

Shqipëria po bëhet vend mik i të gjithë atyre që kanë vrarë shqiptarë në shekullin e fundit, madje po detyrohet që eshtrave të tyre t iu sigurojnë dinjitet duke u ngritur përmendore dhe në të njëjtën kohë duke shembur pllakatet e shtatorët e shqiptarëve partizanë të luftuan për çlirimin e Shqipërisë.

Shteti shqiptar mu për këtë kolaboracionizëm të çoroditur ka  kthyer në qendër të Tiranës shtatoren e Ahmet Zogut, kolaboracionistit më famëkeq shqiptar, vrasësit të Hasan Prishtinës, Elez Isufit, Bajram Currit, Avni Rrustemit, Luigj Gurakuqit e shumë e shumë të tjerëve. Përderisa shteti shqiptar vendos të ngrehë përmendore për 400 malazezët që ishin mbytur në det në përpjekje për ta pushtuar Shëngjinin, atëherë Shqipëria duhet të shpallet edhe botërisht shtet vasal i Malit të Zi, Greqisë e Serbisë. Duket se edhe për këtë temë po bisedohet në Beograd. Nderimi që iu bë sot 400 kriminelëve malazezë të cilët në vitin 1916 kishin bërë përpjekje të zbarkonin në Shëngjin për ta pushtuar qytetin flet më së miri për rrugën e shpërbërjes fatale të dinjitetit e atdhetarisë  së  krerëve politikë, ushtarakë e diplomatikë  të Shqipërisë.

Shtypi në Shqipëri dhe një klasë intelektualësh modernë, i gëzohen çmimit të ka ndarë Franca për shkrimtarin, Kadare, pa përmendur faktin se të njëjtin çmim e kishte marrë  edhe Esad Pashë Toptani, gjenerali serb, Ratomir Putnik, urdhër-vrasësi i 13.000 shqiptarëve të Kumanovës e Shkupit dhe shumë kriminelë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …