Vjosa Osmani: BE nuk ka mësuar nga gabimet e së kaluarës dhe vijon të trajtojë Serbinë si një fëmijë të llastuar

V. Osmani: Vetëm LDK-ja e Vetëvendosja nuk lejuan shfuqizimin e Gjykatës Speciale, andaj duhet të jemi bashkë

Vjosa Osmani e LDK-së,  ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të partisë, Agim Veliu, i cili kritikoi Vetëvendosjen për qasjen rreth arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje. Vjosa Osmani, ka thënë se në kohën kur u bënë përpjekje për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ishte Vetëvendosja që doli bashkë me LDK-në për “të mbrojtur shtetësinë, miqësitë dhe orientimin properëndimor të vendit”. “Miqësitë që LDK-ja ndërtoi me botën demokratike janë ato që përcaktuan orientimin strategjik te vendit tonë: orientim pro-perëndimor e euro-atlantik. Para rreth dy vitesh, partitë në pushtet, ato të koalicionit PAN, filluan nismën për shfuqizimin e gjykatës speciale, e cila nga partnerët tanë u quajt ‘thike pas shpine’, ‘rreziku më i madh në Kosovën e pasluftës’, ‘shkatërrim i miqësive’, e ‘shkelje e orientimi euro-atlantik’, deklaron  Vjosa Osmani e LDK-së.

Vetëvendosja krekoset se nuk e ka votuar Gjykatën Speciale, por ka mbështetur LDK-në kundër përpjekjeve për shfuqizimin e saj nga ish-koalicionin PAN. Vjosa Osmani e LDK-së gjatë fushatës zgjedhore në Reçak kishte deklaruar se vetëm viktimat e Reçakut dhe viktimat e tjera ia kanë sjellë lirinë Kosovës. Kjo është mbase ndër të vetmet  politikane të LDK-së, e cila  në asnjë prononcim publik, asnjëherë nuk e ka përmendur UÇK-në, mbase edhe pikërisht  për këtë qëndrim të saj  kundër UÇK-së ka marrë një përkrahje aq të madhe nga kjo parti,  e  njohur edhe për faktin se përnjëherë pas luftës, në bashkëpunim me UNMIK-un kishte hartuar dosjet kundër luftëtarëve të lirisë, dosje me të cilat po shëbehet edhe Gjykata Speciale. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …