Sërish bllokohet seanca e Kuvendit, opozita e bashkuar në veprime kundër Qeverisë

Sërish bllokohet seanca e Kuvendit, opozita e bashkuar në veprime kundër Qeverisë

Me rastin e fillimit të seancës së sotme në Kuvend, deputetët e opozitës me rrahje të tavolinave dhe me komunikim të zhurmshëm mes vete, kanë penguar fillimin e seancës së Kuvendit të Kosovës. Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, ka thënë se me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, dëshmuam unitetin e opozitës. “Siç edhe ju keni pritur opozita po vazhdon protestën, do të vazhdojmë kështu. Opozitës po vazhdon e bashkuar drejt qëllimeve të përbashkëta. Ata që do të duhej të hiqnin dorë nga rruga është qeveria dhe ky pushtet”, ka thënë Selimi. “Nisma është me ne, të tria jemi bashkë dhe ne do të vazhdojmë bashkë. Ne do të vazhdojmë me qëllimet e njëjta. Të gjitha grupet parlamentare janë bashkë”. Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka konfirmuar unitetin e opozitës për të penguar punën e Kuvendit dhe për të kundërshtuar qeverisjen aktuale të koalicionit PDK-LDK. Ai tha se këto aksione do të vazhdojnë derisa të arrihet qëllimi, largimi i qeverisë dhe zgjedhjet e reja me deputetë të rinj në Kuvendin e Kosovës. “Edhe njëherë e vërtetuam që opozita vazhdon aktivitetin e saj. Ne do të vazhdojmë kundërshtimin e marrëveshjeve edhe me protestën që do të mbahet më 26 mars”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …