Lufti Haziri

Haziri: Ndarja e balancuar e pushtetit mes LDK-së dhe LV-së do të krijonte shkathtësi për t’u përballur me situata politike

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ndarja e drejtë dhe e balancuar e pushtetit mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Vetëvendosje do të udhëhiqte me Qeverinë e LDK-ja me Kuvendin, do t’i jepnin fuqi një koalicioni potencial mes dy partive. Sipas tij, kjo ndarje do t’i jepte mirëbesim e shkathtësi për t’u përballur me situatën politike karshi faktorit ndërkombëtar. Haziri e ka quajtur LDK-në gardiane të interesave të Kosovës, teksa ka shtuar se kjo parti të tjerët i sheh si rivalë politikë e jo si armiq. Tutje ai ka thënë se duhet të punohet shumë që në vend të kthehet besimi i qytetarëve. Teksa ka apeluar për durim, Haziri ka thënë se “këto konsultimet e brendshme na mundësojnë që të eliminojmë çdolloj pengese dhe çdolloj bombe të kurdisur të mandatit 4+”.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj

AAK “propozon” Albin Kurtin për komisionin e fshehtë – një tallje politike në Kuvend

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe …