Në Kuvendin e Kosovës sot mbahet seancë plenare ku do të diskutohet për gjendjen pandemike dhe vaksinat

Kërkohet unitet politik i pozitës dhe opozitës për taksën dhe reciprocitetin e paralajmëruar ndaj Serbisë

Paralajmërimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit për zëvendësimin e taksës 100 për qind me parimin e reciprocitetit i ka vënë përballë pozitë e opozitë. Ndryshe nga Qeveria, partitë opozitare po kërkojnë që taksa të mos hiqet pa njohje nga Serbia. Ndërsa njohësit e çështjeve politike, teksa vlerësojnë se Kosova mund të përfitojë nga reciprociteti, theksojnë se në këtë kërkesë spektri politik duhet të jetë i bashkuar dhe unik karshi Serbisë. Taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe kryeministri aktual, Albin Kurti, është i vendosur se do ta zëvendësojë me reciprocitet. Mirëpo për një gjë të tillë shefi i Qeverisë nuk po gjen mbështetje as nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili e kishte vendosur këtë tarifë e as nga opozita e tanishme.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …