RKL: Tre kryetarët partiakë: Bujar Nishani, Ilir Meta e Hashim Thaçi do të mbahen mend për shpërndarje dekoratash...

RKL: Tre kryetarët partiakë: Bujar Nishani, Ilir Meta e Hashim Thaçi do të mbahen mend për shpërndarje dekoratash…

Tre kryetarët partiakë: Bujar Nishani,  Ilir Meta e Hashim Thaçi do të mbahen mend për shpërndarje dekoratash, mirënjohjesh,  shpallje heronjsh dhe shpallje të ditëve të zisë.

Kryetarët: Bujar Nishani i PD-së, Ilir Meta i LSI-së, Hashim Thaçi i PDK-së, nuk do të mbahem mend për asgjë më shumë sesa për ndarje dekoratash, madje edhe kolaboracionistëve të fashizmit, antishqiptarëve të përbetuar, zjarrvënësve dhe huliganëve sikur ishin 700 pjesëmarrësit në rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës, të cilët me një dekret shtetëror i dekoroi kolektivisht, Bujar Nishani. Po kështu Nishani u ka dhënë “nishane” edhe qindra kolaboracionistëve të fashizmit gjerman e italian.

Ilir Meta do të mbahet mend për shpalljen qytetar nderi të Janullatosit, rrënuesit të Kishës Ortodokse Shqiptare dhe asimiluesit të krishterëve shqiptarë, pastaj ndarje dekoratash e urdhrash për zyrtarët grekë e sllavë, duke i dekoruar edhe me “Urdhrin e Skënderbeut”, ashtu sikur këtë urdhër e ka bërë përdorur edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e ndarë me vend e pa vend. Lum Skënderbeu për trashëgimtarët, nga ata që nuk kanë lexuar qoftë edhe një vepër të vetme për të, por shërbehen me autoritetin e tij hiq pa të keq, madje edhe duke i fryrë muskujt dhe duke u identifikuar më të.

Hashim Thaçi nga mesi i më shumë se dymijë dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gati gjysmën i ka shpallur heronj, sidomos ata nga radhët e familjarëve,  që politikisht i përkasin PDK-së. Nuk dihet se si do të veprojë edhe me këtë gjysmën tjetër. Mbase me një dekret do t’ i shpallë të gjithë heronj dhe do të mbesim pa asnjë dëshmor.

Po ashtu Thaçi do të ngel në kujtesë edhe për shpalljen e ditëve të zisë, pa asnjë kriter vlerësues. Pavarësisht heroizmit dhe veprës së mirë nuk mund të shpallet hero dhe të mbahet ditë zie për çdo polic që bie në detyrë, apo për këngëtarë e këngëtare, sepse atëherë duhet shpallur ditë zie kur të vdesin,  ata që kanë mbajtur vite të rënda në burgjet e Serbisë prej 10 deri në 20 vjet ku kanë lënë jetën shëndetin. Thaçit, as kabinetit të tij  nuk iu kujtua të shpallte ditë zie për Gani sylajn, njërin ndër veprimtarët më të njohur të Lëvizjes së re Kombëtare, por shpall ditë zie për këngëtaren, Pagarusha, pavarësisht meritave të saj si këngëtare, e cila ka kënduar shqip, serbisht, hebraisht, etj, por ka argëtuar edhe ish politikanët nëpër hotele e ahengje. Thaçi, Kadriu as Ramushi  nuk ishin kujtuar as për një telegram ngushëllimi drejtuar familjes për vdekjen e rapsodit,  Osman Sefa  më 15 gusht të vitit 2016.

Nuk u shpall ditë zie për albanologun më të madh të Kosovës dhe të kombit përgjithësisht, Dr. Idriz Ajeti, por as për “Ajnshtajnin” e historisë së Mesjetës, të burgosurin politik, Muhamet Tërnava, madje familjes së tij, me rastin e vdekjes  askush nga zyrtarët nuk i dërgoi qoftë edhe një telegram ngushëllimi, sepse atë ditë, më 6 shtator 2o17,  Thaçi, Ramushi e Kadriu,  ishin ftuar në një   si manifestim njëlloj “takimi mashkullor” te Blendi Fevziu, në Tiranë, për të shënuar ditën kur nipi i Esad Pashë Toptanit ishte bërë gazetar-opinionist. Ngjarje për t’ u mbajtur mend, nga mendjelehtit (!)

Janë me qindra emra atdhetarësh që kanë vdekur në 10 vitet e fundit dhe një pjesë e madhe prej familjarëve të tyre nuk kanë marrë as telegram ngushëllimi nga autoritet e larta të Shtetit të Kosovës.

Askush nuk e di se cilat janë kriteret e Presidencës për të shpallur dëshmorë e heronj. Por ata si duket kanë të drejtë ekzekutive, andaj edhe bëjnë shpallje selektive dhe jo duke i peshuar meritat dhe duke u bazuar në kontributin që personalitete të caktuar i kanë dhënë kombit e atdheut, natyrisht edhe shkencës artit e kulturës.

Koha në të cilën po jetojnë karakterizohet me degradimin rapid të vlerave shoqërore morale e kombëtare, sepse pluralizmin  politik dhe atë që e quajmë demokraci, secili e lakojmë sipas shijes e dijes. Në këtë mënyrë, nga shija e dija personale është shkruar dhe është botuar edhe një Enciklopedi shqiptare nga Akademia e Shkencave dhe arteve të Kosovës.

Kriteret për shpalljen hero, për mbajtjen e ditëve të zisë, për ndarje dekoratash e urdhrash, duke t’ i nënshtrohen parimeve të njohura botërisht dhe duhet të respektohen në nivelin standard. Nuk mund të lejohet që një kryetar shteti, qeverie apo partie të ndajë tituj sipas përzgjedhjes së vetë, apo të zëdhënëseve, sekretarëve e zyrtarëve të caktuar.

Ku janë sot: “Poveljet” “zaslugat”, “ordenet” e  titujt e tjerë  që regjimi titist në kohën e vetë u ka ndarë “meritorëve” besnikëve, në mesin e tyre dhe shumë shqiptarëve, apo shqipfolëse. Sot bijtë e bijat e tyre edhe nëse nuk turpërohen për to, nuk mburren, të paktën nuk na ka rënë të evidentojmë si dukuri, ndonjë mburrje me dekorata të tilla, edhe pse raste mund të ketë.

Po të ishte gjallë, Nonda Bulka, pa dyshim se  këta tre kryetarë  do t’ i quante “tregtarë dekoratash”…

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …