PDK e kritikon kryeministrin e vendit, Albin Kurti i cili sipas tyre ende nuk ka ofruar një program qeverisës

PDK e kritikon kryeministrin e vendit, Albin Kurti i cili sipas tyre ende nuk ka ofruar një program qeverisës

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj dhe Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi, kanë mbajtur sot konferencë për media për zhvillimet e fundit politike në vend, duke kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas tyre, edhe pas 5 muajve nga zgjedhjet e 6 tetorit, ende nuk ka ofruar një program qeverisës. Ai tha se ky veprim i kryeministrit Kurti ka qenë i paligjshëm dhe i dëmshëm për Doganën. “Ne ftojmë këtë qeveri që ti mbaj duart larg nga institucionet e pavarura dhe individë të cilët deri më tani janë shquar për sukses dhe ku shteti i Kosovës ka investuar me vite në ta”, tha Totaj. Nga ana e tij, Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi tha se këto veprime antiligjore të Kurtit vijnë pasi ai ende nuk ka një plan qeverisës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Kushtetuta nuk kërkon votë të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se Kushtetuta nuk e përcakton …