Vuçiq mbledh qeverinë për të biseduar për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë

Nuk do të njohim Kosovën e të mos fitojmë asgjë, ka deklaruar në Novi Sad kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq

Nuk do  të njohim Kosovën e të mos fitojmë asgjë, ka deklaruar në Novi Sad kryetari  i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Në pyetjen e  gazetarëve në Novi Sad se si do t’i përgjigjet Serbia, ultimatumit të Prishtinës, Vuçiq është kundërpërgjigjur po me pyetje: “Çfarë ultimatumi? Që ne të detyrohemi t’i pranojmë, e të mos fitojmë asgjë? Nuk ka gjë prej kësaj”, është shprehur ai. Le të bëjnë ata punën e vet, ne tonën, pastaj të shohim kush del më i suksesshëm, ka thënë presidenti serb, duke shtuar se me këtë rast është vendimtare të ruhet paqja dhe stabiliteti. Ai ka konfirmuar sot se Uashingtoni është serioz në qëllimet që taksa e Prishtinës ndaj produkteve serbe të hiqet dhe se beson se trysnia amerikane do të vazhdojë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti vazhdon të injorojë Tiranën zyrtare, teksa Shqipëria forcon rolin në mbrojtje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, prej kohësh po kritikohet për injorimin e Tiranës …