Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi: Me burrin, Ilir Meta këto ditë po hamë hudhra e po pimë raki dhe po bajmë dashuri…

Në kohën kur tërë bota është në luftë kundër koronavirusit,  i cili ka marrë më shumë se 22.000 jetë njerëzish, kur në Shqipëri dhe kudo ndër shqiptarë e më gjerë në rajon është  gjendje e nderë dhe me frikë, gruaja e Ilir Metës, kryetarit të opozitës në Shqipëri, po ashtu kryetare e partisë së burrit të saj, qaraveshet e krenohet për jetën në luks me burrin e saj. Ja si e përshkruan ajo vetë dekadencës dhe shpërfilljen e moralit qytetar në një kohë kritike për botën.

“Kryetarja e LSI-së është kthyer në kuzhinë, madje ka publikuar edhe video derisa bën pompa gjatë gatimit. Por, si është marrëdhënia e saj me bashkëshortin Ilir Meta tani që duhet ta kalojnë gjithë kohën të izoluar së bashku. Kryemadhi rrëfeu se gjatë këtyre ditëve nuk janë grindur, por midis tyre ka pasur dashuri. Megjithatë, hodhi poshtë planet për një fëmijë të katërt, duke u shprehur se për shkak të një operacioni nuk mund të lindë më, por gëzohet me tre fëmijët që kanë. “Për hir të vërtetës ka plasur dashuria e madhe me Ilirin. Nuk kemi mundësi për fëmijë të katërt. Mbas operacionit vitin e kaluar nuk kam mundësi për fëmijë të tjerë dhe gëzohem me tre fëmijët që kam dhe i lutem Zotit të kenë jetë dhe të bëhen të pavarur”- tha ajo në një lidhje me Skype në emisionin “Ftesë në 5”, përcjell “Gazeta shqiptare”. Ajo tregoi edhe si e kalon pasditen me presidentin: “Pimë nga një teke raki me hudhra të njoma dhe pak ullinj pasdite, përdorim pak djathë kaçkavall. Para se ta përdorim djathin e fus në ujë të nxehtë. Deri tani kam kuptuar që jeta jonë në shtëpi ka qenë hotel”.

Monika Kryemadhi shtoi se qëndrimi në shtëpi ka pasur ndikim të mirë te fëmijët e tyre.

“Mendoj se ka një ndikim pozitiv te fëmijët sepse nuk janë të vegjël, por të rritur. Për shkak të jetës së tyre të kufizuar kanë mungesë informacioni, por ndihen edhe të tërhequr dhe kjo ka qenë e nevojshme. Me Borën flet shumë edhe për shkak të profesioneve”, u shpreh ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Më 8 maj ata që duan ta vulosë fitoren Fronti Europian, le ta rrethojmë numrin 4

Ali Ahmeti nga Dibra: Për 22 vite na ka votuar populli, vazhdojmë fuqishëm më 8 maj rrethojmë numrin 4

Pas Strugës dhe vendbanimeve përreth, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti takimet i vazhdoi në Dibër …