Hoti: Qindra vullnetar kanë mundur frikën dhe po ndihmojnë stafin mjekësor anekënd Kosovës

Drejtori i informimit në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti ka njoftuar se qindra vullnetar janë angazhuar për ta ndihmuar stafin mjekësor në luftën e tyre ndaj koronavirusit. Ai ka shkruar se në vijën e parë të frontit, në luftë me pandeminë që ka kapluar botën, në Kosovë janë edhe një grup prej 250 vullnetarësh, të cilët angazhuar për të ndihmuar në të gjitha institucionet ku po menaxhohet gjendja për parandalimin e përhapjen e virusit COVID-19, i njohur si coronavirus. “Nuk po ua shihni fytyrat. Por, fytyra e tyre e vërtetë është humanizmi. Ata, sfidojnë rrethanat, kanë mposhtur frikën dhe i shërbejnë qytetarit, familjes dhe shtetit të vet në këtë kohë të vështirë. Dhe, nuk janë pak. Rreth 250, deri tash… Shumë prej tyre janë në veprim: Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në Klinikën Infektive, në Viti, në Han të Elezit, në Prishtinë, në Pejë, e kudo tjetër ku po e kërkon nevoja”, ka shkruar në mes tjerash, Drejtori i informimit në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …