OAK

OAK kërkon nga MBPZH pezullimin e përkohshëm të qirasë për bizneset e minierave, mineraleve dhe gurthyesve

Në një letër përmes së cilës Oda e Afarizmit të Kosovës i drejtohet Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Besian Mustafa, kërkohet që të bëhet pezullimi i përkohshëm i qirasë që bizneset e minierave/mineraleve/gurthyesve duhet të paguajnë tek Agjencia e Pyjeve të Kosovës. Arsye kryesorë e kërkesës së OAK-së është se bazuar në masat e fundit të Qeverisë për ballafaqimin dhe parandalimin e përhapjes së epidemisë COVID-19, është bërë ndalimi i punës së shumë sektorëve dhe punën me kapacitete të limituara e kanë vazhduar disa sektorë të tjerë. Një situatë e tillë ka rezultuar me mungesë të gjenerimit të të hyrave për këto biznese, ndërsa qiraja po përllogaritet. Duke pas parasysh që aktualisht, bizneset janë duke u përballur me vështirësi të shumta për shkak të obligimeve që kanë, OAK konsideron që një masë e tillë do të lehtësonte sadopak kontributin në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …