Isa Mustafa

Isa Mustafa:Vetëvendosja po i uzurpon kompanitë publike, LDK-ja nuk ka marrë pjesë në votimin e bordeve

Ministrat e LDK-së nuk kanë marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e bordeve të përkohshme të tri ndërmarrjeve publike. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë për Gazetën Express se politizimi i bordeve nga Vetëvendosje në këtë formë, është korrupsion partiak. Në mbledhjen e 21-të të qeverisë në detyrë në krye me Albin Kurtin, mbrëmë është marrë vendim për emërimin e tri bordeve të ndërmarrjeve në vend. Emërimi i Bordit të Postës, Ujësjellësit e Infrakosit, ka ngjallur reagime të shumta, sidomos pasi që u bë e ditur se disa prej të emëruarve ishin anëtarë ose të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje. Për këtë çështje, ka pasur një reagim nga Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari që emërimin e bordeve e arsyetoi duke thënë se është bërë përkohësisht. Sipas saj, bëhet fjalë për njerëz që së voni janë anëtarësuar në LVV e që nuk e vjedhin shtetin.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …