Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi priti në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi  me të cilin biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në mes Prishtinës dhe Tiranës. Ai falënderoi ambasadorin Minxhozi për vizitën dhe bashkëpunimin, duke vlerësuar ndihëm e shtetit shqiptarë për Republikën e Kosovës. Ministri Krasniqi dhe ambasadori Minxhozi diskutuan edhe për sezonin turistik, dhe masat që duhet të respektohen për tu mbrojtur nga pandemia, duke u dakorduar që të kenë takime vazhdueshme që t’i eliminojnë të gjitha barrierat që mund të paraqiten në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ndërsa ambasadori Minxhozi e uroi ministrin Krasniqi për detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim dhe shprehi gatishmërinë e Republikës së Shqipërisë për ta përkrahur  integrimin dhe  zhvillimin  ekonomik e politik të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”: Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës

Sot, më 7 maj 2025, në Gjakovë përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga …