Sërish Kuvendi i Kosovës dështon t’i ratifikojë pesë marrëveshjet ndërkombëtare financiare për shkak të mungesës se kuorumit

Shtyhet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, i paraparë për sot në orën 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për shtyrjen e seancës se sotme plenare ku pritej të diskutohej në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi. Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se është shtyrë vazhdimi i seancës plenare të kuvendit ku do të diskutohej për dialogun Kosovë-Serbi. Në njoftimin për media thuhet se për kohën e mbajtjes së saj do të vendosë Kryesia e Kuvendit. “Me kërkesë të propozuesit të rezolutës dhe pajtim të grupeve parlamentare, shtyhet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit, i paraparë për sot në orën 10:00.  Për kohën e mbajtjes së saj, do të vendosë Kryesia e Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK-së, dega në Deçan: Me 21.01.2026, në varrezat e fshatit Sllup, në ora 14:00, varroset Zyme Mazrekaj

Njoftim: Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së – dega në Deçan njofton me pikëllim …