leoni

Thaçi para hyrjes në intervistim thotë se aktakuza për njollosjen e luftës së UÇK-së dhe propagandë politike

Thaçi para hyrjes në intervistim thotë se aktakuza është tentim për njollosjen e luftës së UÇK-së dhe propagandë politike

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi tashmë ka arritur në objektin e Dhomave të Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Me të arritur në këtë vend, ai është deklaruar para mediave në gjuhën angleze, ku tha se kjo ftesë është tentim për njollosjen e luftës së UÇK-së dhe është një lloj propagande politike në momentet më kyçe, ku gjendet shteti i Kosovës në këtë fazë të dialogut me Serbinë. Thaçi tha se do t’i përgjigjet kësaj ftese ashtu siç ka pranuar edhe më herët për të dëshmuar pafajësinë e tij dhe liderëve të tjerë të UÇK-së. Për të përkrahur kryetarin e vendit dhe luftën e UÇK-së para objektit të Speciales në Hagë sot janë mbledhur shumë shqiptarë, të cilët kanë brohoritur e kanë kënduar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e ku ndër të tjerash kanë deklaruar se vazhdojnë të besojnë në pafajësinë e Thaçit si dhe në luftën e denjë të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …