Ministri Selimi e takon ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit

Selimi takon ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq. Në fokus të diskutimeve gjatë këtij takimi kanë qenë marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe veçanërisht bashkëpunimi që ka Ambasada kroate me Ministrinë e Drejtësisë, i cili vazhdimisht intensifikohet në fusha të caktuara dhe projekte konkrete. Selimi ka theksuar se Ministria e Drejtësisë është e vendosur për të vijuar në rrugën e reformave të ndërmarra në funksion të forcimit të shtetit ligjor dhe përkrahja e shtetit mik si Kroacia është tejet e rëndësishme. Sipas tij, reforma e thellë e gjithëpërfshirëse në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reflektojnë standardet e Bashkimit Evropian dhe kjo më së miri tregon për prioritetin madhor të Qeverisë së Kosovës për rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …