Thaçi

Thaçi: Mendimet dhe lutjet tona janë për të dëmtuarit dhe familjet e viktimave në Bejrut të Libanit

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka cilësuar tragjike pamjet nga Bejruti, ku raportohet se numri i të vdekurve ka shkuar deri në 60. Thaçi përmes një postimi në Twitter, ka thënë se mendimet dhe lutjet e nga Kosova janë për të dëmtuarit dhe familjet e viktimave nga shpërthimi në Liban. “Pamje që ta thyejnë zemrën dhe tragjike nga Bejruti. Mendimet dhe lutjet tona janë për të dëmtuarit dhe familjet e viktimave. Kosova qëndron pranë Libanit në këtë kohë të vështirë”, shkruan Thaçi. Bejrut, kryeqyteti i Libanit, është goditur nga disa shpërthime të fuqishme, e sipas Kryqit të Kuq të Libanit, deri më tani kanë humbur jetën 60 persona dhe mbi 3000 persona janë plagosur.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Flora Brovina ndahet nga jeta – sot mungon një dorë që shëroi, ndihmoi dhe qëndroi pranë njerëzve

Një lajm i rëndë tronditi sot shumë njerëz që patën fatin ta njohin nga afër …