Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, njëherit kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka kujtuar sot bashkëluftëtarët e tij të rënë 22 vite më parë në luftime më forcat serbe. “Në javën e dytë të gushtit 1998, u përjetësuan shumë bashkëluftëtarë të zot, që ishin përkrah nesh që nga fillet e rezistencës për liri. Sot kujtojmë me respekt bashkëluftëtarët e bashkëfshatarët e mi, Sokol Sejfijaj, Enver Halilaj, Naim Nimanaj, Orhan Halilaj, Halil Sejfijaj e Arben Ahmetaj. Kujtojmë komandantin Maxhun Çekaj dhe trimat e Irzniqit, Gëzim Dervishaj, Halil Berisha dhe Malë Zejnaj. Po ashtu, bashkëluftetarët Nexhat Humaj nga Baballoqi, Naser Idrizaj nga Kodralia, Hasan Osmani nga Nivokazi, Arton Hasanaj nga Rakoci dhe Agron Thaqi nga Skivjani. Rënia e tyre ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe motivim që ne të vazhdojmë tutje deri në çlirim. Përgjithmonë mirënjohës kontributit e sakrificës së tyre”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj: Besnik Bislimi e ka shpallur veten negociator të dështuar, ndërsa flet për një luftë të mundshme
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zëvendësin e Kurtit, Besnik Bislimi, pas …