Brickos

Ministri Abrashi dhe kryeshefi i Infrakosit, Xhevat Ramosaj i inspektojnë punimet e hekurudhës së Kosovës, në linjën 10

Ministri Abrashi dhe kryeshefi i Infrakosit inspektojnë punimet e hekurudhës së Kosovës, në linjën 10

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi i shoqëruar nga kryeshefi ekzekutiv i Infrakosit, Xhevat Ramosaj ka inspektuar sot punimet e hekurudhës së Kosovës, në linjën 10. Ai me këtë rast ka thënë se pret që faza e parë e projektit për rehabilitimin e kësaj hekurudhe pritet të përfundojë në kohë rekorde dhe do të mundësojë në hekurudhat e Kosovës, dhe trenat do të lëvizin me shpejtë. Ministri Abrashi ka paralajmëruar se ministria që ai drejton do të punojë edhe në projekte tjera, në mënyrë që Prishtina të shndërrohet në një qendër ndërlidhëse të rajonit, duke iu ofruar kështu më shumë mundësi zhvillimit të bizneseve dhe tërheqjen e investimeve. Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i Infrakosit, Xhevat Ramosaj, ka shprehur gatishmërinë që ky projekt të vazhdojë, dhe të përfundojë me kohë. Ai shpreson se projekti do të jetë i suksesshëm si në fazën e parë, po ashtu edhe fazat tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …