leoni

Valdete Idrizi: Këshillat për nepotizëm, korrupsion e banditizëm, Mefail Bajqinovci duhet t’ia jap partisë së vet

Valdete Idrizi: Këshillat për nepotizëm, korrupsion e banditizëm, Mefail Bajqinovci duhet t’ia jap partisë së vet

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi, i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ajo ka thënë se këshillat për nepotizëm, korrupsion e banditizëm, Mefaili duhet t’ia jap partisë së vet. Idrizi i ka kujtuar atij se brenda 50 ditëve qeverisje edhe keqpërdorimet që janë bërë nga ta, sipas saj. Deputetja e PDK-së ka thënë se partia e saj vija të kuqe i ka vënë vetëm Serbisë, për dallim nga partitë tjera shqiptare në Kosovë. Krejt në fund, Idrizi ka thënë se këto janë vetëm taktika hipokrite nga ana e Vetëvendosjes e cila po mundohet të afrohet me PDK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …