Ministri Abrashi: Kosova është gati për takimin e ministrave të Transportit, që do të mbahet në Bruksel

Ministri Abrashi: Kosova është gati për takimin e ministrave të Transportit, që do të mbahet në Bruksel

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka pritur në takim Matej Zakonjshek, drejtori i sekretarisë së përhershme të komunitetit të transportit në Komisionin Evropian. Abrashi pas takimit në një konferencë për medie tha se në takim kanë diskutuar për projekte e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor e që synim kanë lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe qytetarëve. Më tej ai ka shtuar se vendi është gati për takimin e ministrave të Transportit, që do të mbahet në Bruksel, pra nga synohet financimi i projekteve për regjionin në përgjithësi. Përderisa Zakonjshek, tha se kanë një plan të qartë për ta ndihmuar Ballkanin në modernizimin e transportit me qëllim zhvillimin ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …